Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E thumboi Kurtin për dinarin, takohet me Lajçakun: A po i përzihet presidentja Qeverisë në dialog?

02/03/2024 - 16:47
në Kryesore, Lajme
A A
E thumboi Kurtin për dinarin, takohet me Lajçakun: A po i përzihet presidentja Qeverisë në dialog?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miraslav Lajçak, ku kanë diskutuar për çështjen e dinarit.

Pavarësisht qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, se ketë temë nuk e diskuton me BE-në në nivelin politik, Osmani nuk ka hezituar që temën në fjalë ta diskuton me diplomatin evropiane.

Të dy palët kanë treguar temat që kanë diskutuar në takim.

Fillimisht, emisari, Miroslav Lajçaku, ka treguar se temë e diskutimit ka qenë edhe çështja e dinarit.

Diskutimin me shefen e shtetit ai e ka vlerësuar si të dobishme.

“Vlerësoj bisedën e dobishme me presidenten Vjosa Osmani në margjina të Forumit Demokratik të Antalisë. Folëm rreth zhvillimeve të fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mbajta në Bruksel.”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në platformën “X”.

Ndërsa, sot edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se në takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për takimin e fundit në Bruksel.

“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani.

Kosova dhe Serbia javën e kaluar kanë zhvilluar takimin e parë në Bruksel për çështjen e dinarit. Në këtë takim Kosova është përfaqësuar dhe guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ndonëse kishte ftesë për këtë takim, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte refuzuar të merrte pjesë, duke thënë se çështja e dinarit nuk duhet të diskutohet me Serbinë në Bruksel.

Kritikat e Osmanit për dinarin

Presidentja Vjosa Osmani javën e kaluar ka thumbuar Qeverinë e Kosovës për çështjen e dinarit.

Pas konferencës rajonale, “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, Osmani kishte thënë se kjo temë nuk është dashur të jetë shkak për një përplasjes të re të Kosovës me aleatët.

“Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, nuk është dashur të bëhej çështje fare. Unë jam e bindur se nëse ka vullnet me një takim, i cili mund të zgjasë disa orë, mund të ulen të gjitha institucionet relevante dhe të dalin me hapa konkretë duke u bazuar në ligje dhe të marrim edhe përkrahjen e aleatëve për zbatimin e saj. Siç e dini, nëse kjo çështje nuk zgjidhet me kohë mund të krijohen probleme të mëtejme”, ka thënë dje Osmani.

Ajo ka shprehur shqetësimet e saj edhe rreth raporteve të Kosovës me aleatët.

E para e shtetit ka ftuar të gjitha institucionet që të kenë kujdes rreth raporteve të Kosovës me aleatë.

“Unë i inkurajoj të gjitha institucionet e secilin që merret me politikë të bëjë çmos që këto relacione dhe në veçanti me ShBA-në, Mbretërinë Bashkuar dhe vendet e BE-së t’i konsiderojmë jo vetëm si të rëndësishme, por ekzistenciale. Në këto sfida na duhen aleatët tanë, na duhen partnerët tanë. Jo vetëm si shenjë falënderimi që e kanë bërë në të kaluarën, por edhe si vizion për atë çka na duhet në të ardhmen. Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë”, ka thënë Osmani.

Osmani edhe më herët kishte treguar se ka disa dallime me kryeministrit Kurti, sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.

Shefja e shtetit publikisht kishte treguar se është munduar ta bind kryeministrin Albin Kurti që Kosova ta shkruaj se bashku me ShBA-të draft-statutin e Asociacionit, por nuk ia ka arritur.

Në një interviste për emisioni “Click” në RTV21, ajo ka thënë se argument e saj për këtë çështje nuk i janë dukur bindëse kryeministrit.

“Po ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur shumë bindëse argumentet, çka po doni të iu them tjetër. Është pyetje që duhet të ia bëni kryeministrit, pse drafti nuk është hartuar nga ana e Republikës së Kosovës. Ai e ka një qëndrim, unë e kam një qëndrim të cilin e kam thënë shumë qartë dhe atë përmes një viti: Kosova është dashur ta hartojë draftin e saj se bashku me SHBA-të”, ka thënë Osmani.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia vazhdimin e procesit të dialogut për çështjen e dinarit.

 

Pas takimit të së martës, i cili nuk ka sjell ndonjë rezultat, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë vlerësuar se vazhdimi i dialogut për këtë çështje është i domosdoshëm.

Qeveria e Kosovës deri me tani nuk është deklaruar për kërkesën e SHBA-së dhe BE-së./Nacionale

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë