Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave skandaloze të kryeministrit Albin Kurti, të bëra në lidhje me kryeministren e Italisë, duke thënë se ai, Kurti pra, fillimisht ka qenë skeptik me zgjedhjen e Melonit si kryeministre dhe se këtë të fundit e ka lidhur me fashizmin.
Çitaku rreth kësaj deklarate të turpshme të Kurtit, ka thënë se, kryeministri po sillet si analist i pavarur, dhe se për të njëjtën deklaratë, nënkryetarja e PDK’së shpreson se është ndonjë lëshim nga ana e gazetarit.
“Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini. Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian. Aq më pak publikisht”, ka shkruar Çitaku.












