Aktivitja e shoqërisë civile në Mitrovicë, Nerimane Ferizi, ka reaguar pas vizitës që e ka pasur sot presidentja Vjosa Osmani në komunën e Mitrovicës, ku ajo u tha se mbajti edhe një takim me OJQ.
“Presidentja mban takim me shoqerine civile ne Mitrovice” – keshtu thuhet ne disa media. Kurse shoqeria civile nuk ka marre asnje ftese per kete takim! Nejse, edhe ashtu s’kam qejf me u taku fort me njerez te pushteti, por nuk ka nevoje me rrejt”, ka shkruar ajo.
Majde, Nerimane Ferizi ka ironizuar edhe me raportimin se presidentja është takuar me të rinjt e Mitrovicës.
“Presidentja i takon te rinjte ne teatrin “Muharrem Qena”?vNe foto nuk po shoh te rinje perveç Sabit Sheremetit, kuptohet! 😜”, ka shkruar aktivistja Ferizi.












