
Mitrovica është komuna e dytë që Vjosa Osmani viziton në vazhdën e vizitave në Komunat e Kosovës, në të cilën u prit ngrohtësisht nga kryetari Bedri Hamza.
Ajo diskutoi për shumë gjëra, e pas së kaluarës me luftë, presidentja iu kthye edhe të shkuarës në edukim, duke vizituar shkollën ku zuri dijet e para.
Ajo iu tregoi fëmijëve që ishin të pranishëm për lëndët mësimore që i kishte edhe ato që s’i kishte në qejf.
Ajo u emocionua nga ish kujdestari i saj, i cili tregoi se Osmani ka qenë shkaktari kryesor qe ai bëhej gati dy orë më herët kur kishte mësim.












