Nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri, i shoqëruar edhe nga drejtori Ferdi Kadriu kanë bërë shpërndarjen e 121 serreave.
Përmes një postimi, Tahiri ka njoftuar se mbështetja për bujqit do vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi së shpejti do të ndahen edhe panele solare dhe motokultivatorë.
Postimi i plotë:
Bujqve mitrovicas sot u kemi shpërndarë 121 serra, duke ju ndihmuar të kultivojnë kulturat bujqësore.
109 nga këto serra kanë sipërfaqe 1 ari, ndërkaq 12 sosh janë për 5 ari tokë.
Kjo ndihmë për bujqit u mundësua falë bashkëpunimit me Islamic Relief Kosova.
Mbështetjet e tilla për bujqit e vyer do të vazhdojnë. Së shpejti do të shpërndajmë edhe panele solare e motokultivatorë për bujqit tanë.













