Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Die Welt” paralajmëron konflikt të ri në Ballkan: Banjska dhe Republika serbe në Bosnjë, shqetësim për kryeqendrat evropiane

06/03/2024 - 13:33
në Kryesore, Lajme
A A
“Die Welt” paralajmëron konflikt të ri në Ballkan: Banjska dhe Republika serbe në Bosnjë, shqetësim për kryeqendrat evropiane

Kosovo police officers secure the area outside the Banjska monastery in the village of Banjska, Kosovo on Wednesday, Sept. 27, 2023. Police on Wednesday allowed media into the village of Banjska, where a daylong shootout between armed Serbs and Kosovar police on Sunday left one officer and three gunmen dead. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta e njohur gjermane “Die Welt”, me anë të një artikulli të veçanti ka alarmuar për një konflikt të ri në Ballkan.

Në këtë artikull të publikuar të marten nga gazeta gjermane, shqetësim për kryeqytetet evropiane mbeten edhe Banjska dhe Republika Serbe në Bosnjë.

“Shqetësimet për një konflikt të ri ballkanik po shtohen jo vetëm në Berlin, por edhe në kryeqytete të tjera europiane. Qoftë për shkak të sulmit serb në veri të Kosovës. Ose sepse etniteti serb dëshiron të shkëputet nga shteti multietnik i Bosnjë Hercegovinës”, shkruan Die Welt transmeton Klankosova.tv

“Presidenti i kësaj republike, Milorad Dodik, ka vite që spekulon hapur për bashkimin me Serbinë dhe ai është aleat i ngushtë i Vladimir Putinit. Ai është takuar gjithsej katër herë me presidentin rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë, së fundmi në fund të shkurtit”, theksohet në këtë artikull.

Gazeta gjermane shkroi edhe rreth agresionit serb në Banjskë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Beogradi vendosi ushtrinë e tij në kufi. Prishtina e konsideroi këtë si një përpjekje për të aneksuar pjesë të Kosovës. Serbia edhe sot nuk e njeh Kosovën. Ekspertët besojnë se është e pamundur që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të mos ketë ditur asgjë për ngjarjet”.

“Die Welt” ka shkruar edhe rreth vizitës së kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock, në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas gazetës, tentimi i saj për ta korrigjuar një gabim strategjik të Bashkimit Evropian, është i vonshëm.

Ndaj ajo ka udhëtuar për herë të dytë në Ballkanin Perëndimor në mandatin e saj.

“Është e rëndësishme “që gjërat të ecin përpara shpejt tani,” deklaroi ajo në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi.

Tutje në artikull theksohet se BE-ja e ka lënë pas dore prej kohësh Ballkanin Perëndimor dhe pa se si konfliktet e vjetra u ndezën përsëri.

“Rusia diti të shfrytëzonte mundësinë për të fituar një terren në rajon. Ministrja e Jashtme gjermane kërkon të korrigjojë këtë gabim strategjik. Por, ajo ka një problem”, thuhet në shkrim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë