Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i shoqëruar nga nënkryetari Shpetim Zhegrova dhe drejtorët tjerë kanë bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve.
Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, Idrizi bashkë me pjesëtarët e FSK-së dhe Policisë kanë vendosur kurora lulesh në vendet ku prehen trupat e dëshmorëve.
Idrizi përmes një postimi ka publikuar edhe foto nga pritja që ju bë nga Rifat Jashari në Prekaz.
Postimi i plotë:
Epopeja e UÇK-së mbetet pika më kulmore e historisë sonë. Sakrifica e familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, janë udhërrëfyesi ynë për shtetndërtim!
Lavdi e përjetshme për gjithë dëshmorët e kombit!🇦🇱













