Ish kryetari i Skenderajt dhe anëtar i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka kujtuar jetën dhe veprën e Heroit, Shaban Jashari.
Jashari ka thënë se gjyshi i tij, Shaban Jashari nuk u ndal asnjëherë së shërbyeri vendit në edukimin e fëmijëve.
Tutje ai ka uruar të gjithë mësimdhënësit për ditën e tyre, 7 marsin, transmeton Veriu.info.
Postimi i plotë:
Baba Shaban ia kushtoi një jetë të tërë edukimit të brezave si mësues dhe ra heroikisht pikërisht në Ditën e Mësuesit me 7 Mars.
Edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë. Këtë e kuptuan drejtë dhe me kohë mësuesit tonë të parë në Drenicë, gjyshi im Shaban Jashari, i cili asnjëherë nuk u ndal së shërbyeri vendit në edukimin e fëmijëve dhe mishërimin e tyre me vlera patriotike e atdhedashuri.
Rrugën e gjyshit Shaban dhe mësuesve të parë në Drenicë e pasuan me shumë përgjegjësi gjenerata të tëra mësuesish të cilët nuk u ndalen as në kohë lufte duke dhënë më të mirën në edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për t’i shërbyer vendit e për t’i dalë zot vatanit.
Të dashur mësimdhënës, Urime 7 marsi- Dita e Mësuesit!
Ashtu siç ndriçoni rrugën e fëmijëve e të rinjve tonë ashtu qoftë jeta juaj çdo herë!













