Në afërsi të fshatit Zllakuqan të Klinës sot ka ndodhur një përleshje e cila ka përfunduar me fatalitet për një person.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se në konfliktin mes familjes Nrecaj dhe Ademi së pari janë përdorur thikat, e më pas konflikti ka eskaluar deri në të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e këtyre të shtënave ka ndërruar jetë Mark Ademi.
I dyshuar për vrasjen e tij është A.Ndrecaj.