Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka publikuar një fotografi me babain e tij, Sami Lushtaku, njëherit nënkryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Në mbishkrim të fotografinë, ai ka shkruar: “Krenarë që të kemi”.

Ndryshe, Lushtaku u ndalua mbrëmë nga EULEX-i, ku edhe u mbajt brenda zyrave të tyre për një orë, e më pas u lirua.
Qerkini para mediave deklaroi se Lushtakut i është cënuar privatësia, pasi i është marrë telefoni dhe nuk ka pasur ndonjë paralajmërim, pasi nuk ka statusin e personit të dyshuar.
“Njëjtë, si herave të kaluara, mendojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin sepse edhe z.Lushtaku nuk e ka statusin e personit të dyshuar, përkundër këtij fakti, i është cënuar privatësia, i është marrë telefoni mobil, do të paraqesim të gjitha mjetet juridike në kohën dhe pranë organeve kompetenve të dhomave të specializuara. Nuk ka pasë paralajmërim për arrestim, dhe as urdhër për arrestim. Nuk është i dyshuar, thjeshtë i është marrë telefoni.” – deklaroi ai.












