Në aksident trafiku ka ndodhur sonte në hyrje të Vushtrrisë, ku për pasojë janë lënduar tre persona.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ segmenti rrugorë në hyrje të Vushtrrisë”, ka deklaruar Zahiti.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë”, ka thënë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.












