Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues.
Kapllan Parduzi ka shërbyer në Zonën Operative të UÇK-së në Llap, Hysni Gucati në Drenicë, përderisa Nasim Haradinaj vjen nga Dukagjini.
Në kë mbledhje u miratua rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës dhe u shpallën edhe tri kandidatura për kryetar të Organizatës:
1. Kapllan Parduzi (Korabi)
2. Nasim Haradinaj
3. Hysni Gucati
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur më 12 mars 2024, u miratua rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës.
Në këtë mbledhje, u shpallën edhe tri kandidatura për kryetar të Organizatës:
1. Kapllan Parduzi (Korabi)
2. Nasim Haradinaj
3. Hysni Gucati
Prishtinë, 12 mars 2024
KD i OVL të UÇK-së












