Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DOKUMENT| Telekomi i Kosovës u kërkon punëtorëve të largohen vullnetarisht nga puna, ja çka u ofron në këmbim

16/04/2022 - 17:05
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja merr vendim për kërkesën e Telekomit në lidhje me kontestin me “Dardafon”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Telekomi i Kosovës iu ka dhënë afat deri më 25 prill të gjithë punëtorëve që duan në mënyrë vullnetare ta lënë punën, ndërsa të tjerëve që janë afër moshë së pensionimit të dalin para kohe në pension.

Kjo sipas menaxhmentit të Telekomit, po bëhet në kuadër të riorganizimit të kësaj kompanie, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com ka siguruar një e-mail të cilën Telekomi ua ka nisur punëtorëve të kësaj kompanie.

“Sikurse jeni të informuar, Telekomi i Kosovës sh.a. është duke ndërmarrë një reformim të tërësishëm dhe substancial. Në vazhdën e kësaj, një prej reformave substanciale është edhe ristrukturimi/riorganizimi i strukturës organizative të Telekomit. Struktura e re duhet t’u prijë me profesionalizëm proceseve të kompanisë në të ardhmen, të cilat nuk do të jenë të thjeshta dhe të lehta. Të fokusuar për të balancuar nevojat e punëtorëve në njërën anë, si dhe vështirësitë dhe kërkesat e kompanisë si afarizëm në anën tjetër, në menaxhment dhe në Bord të Drejtorëve jemi duke analizuar të gjitha format e mundshme të reagimit proaktiv. Është evidentuar se kompania në vazhdimësi ka pasur kërkesa nga punëtorët e saj për pensionim të parakohshëm. Para aksionarit kemi paraqitur rëndësinë për të na ndihmuar në akomodimin e kësaj kërkese. Në vazhdën e reformave kemi kërkuar mbështetje për t’u aprovuar një program i tillë, i cili përfshin dy mundësi për punëtorët: Pensionimi i parakohshëm për personat të cilët/at dalin në pensionim gjatë viteve kalendarike 2023, 2024, 2025 dhe 2026, si dhe Marrëveshje vullnetare për ndërprerjen e kontratës së punës me benefitet e përcaktuara për punëtorin/en”, thuhet në emailin që e ka siguruar Demokracia.com.

Punëtorëve që do të pensionohen para kohe, kjo kompani iu ka ofruar 60 për qind të pagës aktuale bruto për periudhën e mbetur deri në pensionim, në bazë të së cilës do të kalkulohen dhe paguhen Trusti si dhe tatimi në pagë.

Kurse, te kategoria e dytë është menduar që atyre që largohen vullnetarisht, t’u paguhet 24 muaj paga aktuale bruto, dhe në këtë rast, nga kjo pagë do të zbritet Trusti dhe tatimi, të cilat Telekomi do t’i paguajë në emër të punëtorit, ndërsa këtyre do t’u paguhen 24 paga neto përnjëherë.

Kategorisë së dytë iu është thënë se pas ristrukturimit mund edhe të mos e gjejnë më perspektivën e tyre në strukturën e re organizative të Telekomit, pasi që sipas tyre, detyrat dhe përgjegjësitë në fushëveprimtaritë e kërkuara dhe të synuara të kompanisë mund të mos përkojnë me profilin e tyre profesional, apo edhe ngase disa prej pozitave të punës të cilat janë të duplifikuara edhe mund të shuhen.

“Duke qenë të njoftuar se procesi i ristrukturimit ka hyrë në fazën e tij përfundimtare, është menduar po ashtu edhe për mundësinë e ofertës për punonjësit e tjerë, të cilët pas ristrukturimit mund edhe të mos e gjejnë më perspektivën e tyre në strukturën e re organizative. Kjo, ngase detyrat dhe përgjegjësitë në fushëveprimtaritë e kërkuara dhe të synuara të kompanisë mund të mos përkojnë me profilin e tyre profesional, apo edhe ngase disa prej pozitave të punës të cilat janë të duplifikuara edhe mund të shuhen. Nën kushte të tilla, kompania është e detyruar që t’ua thotë të vërtetën punëtorëve të saj të lartpërmendur dhe të mos ua humbasë perspektivën e tyre të mëtejme. Ushqimi i iluzioneve të rrejshme për punëtorët të cilëve kompania nuk mund t’u ofrojë më perspektivë pas ristrukturimit, është jo vetëm humbje e perspektivës për të njëjtit/at, por është edhe abuzim me të drejtat e tyre për të qenë të informuar drejtë dhe me kohë.”, thuhet tutje në e-mailin që e ka siguruar Demokracia.com.

Punëtorëve të interesuar për këto pako vullnetare iu është dërguar edhe formulari i aplikimit.

“Kjo ofertë bëhet vetëm gjatë intervalit kohor 25 Mars 2022 deri më 25 Prill 2022, që përkon me periudhën para finalizimit të procesit të ristrukturimit. Pas kësaj date në kompani do të rianalizohen opsionet e tjera që gjithsesi nuk do të jenë kaq të volitshme. Drejtoria e Burimeve Njerëzore, menjëherë pas mbylljes së afatit do të raportojë në menaxhment për numrin e saktë të kërkesave të pranuara, duke nënvizuar se sa prej tyre janë valide dhe me kritere të plotësuara. Pas analizimit, shqyrtimit dhe aprovimit, mund të nënshkruhet marrëveshja në mes të punëtorit/es dhe Telekomit të Kosovës sh.a. Më tutje, varësisht nga pako dhe sipas shpjegimit më lartë:pagesa e kalkuluar për muajt (vitet) e mbetura të marrëdhënies së punës do të procedohet për pagesë të menjëhershme. pagesa e kalkuluar për 24 muaj të marrëdhënies së punës do të procedohet për pagesë të menjëhershme.”, thuhet tutje.

Në këtë e-mail u punëtorëve u janë dhënë edhe disa paralajmërime.

“Ju njoftojmë se Aksionari ka pranuar ofrimin e ndihmës financiare përmes sigurimit të pakove dalëse për punëtorët që vullnetarisht dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Natyrisht, kjo ofertë nuk vlen për punonjësit/et, për të cilët/cilat kompania ndër vite ka investuar në ngritjen dhe zhvillimin profesional të tyre ose/dhe i konsideron kategori të rëndësisë së veçantë në procesin vijues zhvillimor të kompanisë. Pra, kompania ruan të drejtën që jo të gjithë punonjësit/et që aplikojnë do t’ju mundësohet aprovimi i kërkesës për pako dalëse vullnetare. Punëtorët që nuk do të përfitojnë nga ky program i pakove dalëse duhet të përgatiten për një rrugëtim me shumë punë, aktivitet dhe veprimtari të matshme me sistemin e ri të menaxhimit të performancës, që hyn në fuqi në kohën e miratimit të strukturës së re organizative.”, thuhet në e-mailin e menaxhmentit të PTK-së

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë