Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në mesin e luftës që Rusia po bën në Ukrainë, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe shkon në Moskë

15/03/2024 - 15:52
në Lajme
A A
Në mesin e luftës që Rusia po bën në Ukrainë, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe shkon në Moskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfir, ka shkuar në Moskë, ku së bashku me klerin vizituan manastirin rus Pokrovsky.

Siç raporton portali SPC, me atë rast, patriarku, i shoqëruar nga Abbesa Teofania, ka adhuruar reliket e Shën Matronës së Moskës, një shenjtore e madhe ruse.

Patriarku mbërriti në Moskë për të marrë pjesë në funeralin e peshkopit Antonije të Moravisë, i cili vdiq në Moskë më 11 mars, raportonDanas

Para pak ditësh historiani dhe studiuesi fetar ukrainas me qendër në Kiev, Vladyslav Havrylov tha se Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ortodokse Ruse po bashkëpunojnë në luftën kundër Ukrainës.

Këto komente Havrylov i bëri në “Samitin ballkanik për dezinformimin” të organizuar nga The Geopost, i cili u mbajt dje në Prishtinë.

Havrylov para të pranishmëve tha se dezinformimi po ndikon në luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë, derisa shtoi se ka kërcënime dhe militarizim të dhunshëm të fëmijëve ukrainas.

Historiani ukrainas theksoi sa Rusia përpiqet të vendosë të rinj nga territoret e pushtuara të Ukrainës në ushtrinë ruse për të luftuar kundër vendit të tyre (Ukrainës), e sipas tij kjo po funksionon pasi rinisë ukrainase po u shpërlahet truri përmes propagandës.

“Dua t’ju tregoj disa fakte rreth dezinformimit, veçanërisht për efektet e dëbimit me forcë, militarizimit dhe rusifikimit të fëmijëve ukrainas, dhe se si Kisha Ortodokse e Rusisë dhe bashkëpunimi mes kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe po ndihmojnë në luftën kundër Ukrainës… Ju mund të shihni një qendër paraburgimi moderne, është si qendrat e paraburgimit të përkohshëm ku Rusia përpiqet të vendosë ukrainasit, përpiqet të vendosë fëmijë… mund të shihni kërcënime ose militarizim të dhunshëm të fëmijëve ukrainas. Kjo është një organizatë e quajtur ‘ushtria e re” është një qendër organizimi paraushtarak që është krijuar nga ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Lavrov dhe ata përpiqen të vendosin të rinj nga territoret e pushtuara të Ukrainës në ushtrinë ruse për të luftuar kundër Ukrainës. Është një situatë shumë e rrezikshme dhe si rezultat i kësaj situate mund të shihni në foton tjetër një portret të të rinjve që luftojnë kundër Ukrainës pas kësaj shpëlarjeje truri, pas dezinformimit rus, pas propagandës ruse”, tha ai derisa shpalosi edhe fotografi gjatë fjalës së tij në kuadër të Samitit për dezinformim.

Ai foli edhe për serbët që po luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë, derisa apeloi që sa më parë të ndalet dezinformimi dhe propaganda ruse.

“Dhe kur ne flisni për ndikimin e Serbisë  sidomos nga Kisha Ortodokse Serbe, mund të shihni një mbledhje në Serbi, është një mbledhje pro ruse. Dhe në foton tjetër mund të shihni rektorin e disa universiteteve në Mal të Zi, por ky rektor përpiqet të fusë një propagandë pro ruse, ata përpiqen të fusin një propagandë pansllave dhe proruse në shoqërinë malazeze dhe në shoqërinë serbe… Dhe, në foton e fundit mund të shihni veçanërisht një organizatë paraushtarake serbe të quajtur ‘serpski çetniki’ dhe janë të përfshirë në procesin e luftës kundër Ukrainës, dhe për këtë arsye dezinformimi në këtë fushë është kaq i rrezikshëm për Ukrainën dhe është i rrezikshëm edhe për palën evropiane, sepse nëse nuk mund ta ç’instalojmë këtë praktikë, e cila është shumë e rrezikshme për vendet e tjera evropiane. Ne duhet të ndalojmë menjëherë këtë praktikë dezinformuese dhe këtë propagandë”, theksoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë