Hoxhë Armend Haxhiu, nga Mitrovica në një intervistë për Veriu.Info ka folur për muajin e shenjtë të Ramazanit, dobitë, kufizimet dhe rëndësinë që ka ky muaj për myslimanët, njofton Veriu.Info.
Ai ka folur edhe për personat të cilët lirohen nga agjërimi, duke theksuar se kur udhëtimi tejkalon 80 km distancë lejohet të mos agjëroj.
“Andaj çdo udhëtim i cili tejkalon 80 km distancë lejohet që të mos agjërojnë me një kusht nëse agjërimi nuk e mundon personin ose individin e nëse ka mundësi me agjëru atëhere është më e mirë”, tha hoxha Armend Haxhiu për Veriu.info.
Ndiqeni intervistën në minutën 7:55












