Dje rreth orës 12:30 një automjet i dyshuar është ndaluar nga Policia e Kosovës në Sharpel të Leposaviqit, shkruan Mitropol.
Në automjetin e ndaluar, të dyshuarit i është gjetur një aparaturë mjekësore.
“I njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale.”, thuhet tutje në raportin policor.
Aparati mjeksor i është dorëzuar doganës, ndërsa i dyshuari është liruar.












