Sot vazhdon seanca konstituive ku duhet të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, ndërsa kandidate e SNS-së është Ana Brnabiq. Seanca e djeshme kaloi me një diskutim të ashpër dhe me ofendime të ndërsjella të deputetëve serb, të udhëhequr nga shefi i grupit parlamentar të SNS-së, Milenko Jovanov, raporton Nova.rs, transmeton FrontOnline.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të SNS-së, Milenko Jovanov, po fliste dhe tha se nuk kishte vjedhje zgjedhore, opozita e udhëhequr nga deputeti i NPS-së, Borislav Novakoviq, u rebelua kundër mënyrës se si kryetari i dha fjalën dhe nuk ia dha fjalën opozita. Më pas deputetët e opozitës u hodhën nga karriget dhe thuajse pati një përplasje fizike. Në transmetim direkt janë dëgjuar sharje të rënda.











