Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tuna dhe Patrisi i japin fund marrëdhënies së tyre: E vërteta e udhëtimit në Dubai si prindër dhe konfliktet e çiftit

17/04/2022 - 16:48
në ShowBiz
A A
Tuna dhe Patrisi i japin fund marrëdhënies së tyre: E vërteta e udhëtimit në Dubai si prindër dhe konfliktet e çiftit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Harrojeni për një moment telenovelën Bora-Donald. Edhe Kosova ka ‘dramën’ e një çifti që rrugëtimin e tyre nuk e kanë pasur aspak të lehtë. Flasim për Tunën dhe Patrisin, që është e pamundur mos të jenë pjesë e shtypit rozë thuajse çdo muaj me dinamikën e lidhjes së tyre. Vetëm pak kohë më parë folën për ribashkimin e tyre.

Dy partnerët u panë së bashku në Dubai, ku pushuan bashkë me dy djemtë e tyre. Por duket se rikthimi i tyre ka qenë në statusin e prindit dhe jo të çiftit. Bëhet me dije se Tuna dhe Patris nuk janë rikthyer bashkë, por për hir të fëmijëve ata udhëtojnë bashkë si një familje. Sa i përket marrëdhënies së tyre, gjithçka ka marrë fund kohë më parë.

Çifti prej vitesh ka një lidhje të komplikuar, duke e shënjuar këtë histori me ndarje dhe ribashkime. Vetëm pak kohë në media u përfol për një ndarje të dyshes, vetëm pak muaj pasi u pajtuan. Këngëtarja prej ditësh ka publikuar foto nga pushimet që po bën me familjen e saj në Dubai. E nëse ju mendoni se këto ishin pushimet e një nënë beqare me dy djemtë e saj, gaboheni. Bashkë me të është edhe Patrisi, duke na bërë të gjithë të besonim te ribashkimi i tyre.

E si për ta konfirmuar, Patrisi ka publikuar foto ku shfaqet së bashku me dy djemtë e tyre, Tian dhe Zen. Në një histori gati 6- vjeçare, kjo dyshe ka pasur ulje-ngritjet e veta me dhjetëra herë. Duke qenë se të dy janë personazhe publikë, ky raport ka tërhequr vëmendjen e mediave në çdo ndarje apo ribashkim. Kujtojmë se pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme, e kthyer te prindërit në Shkup, ajo vendosi t’i jepte një shans të dytë muzikantit.

Këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi. Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e ai lindi. “Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar. Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi ajo dhe bashkëshorti Patris Berisha ishin divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marrë kështu përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë.

Por që prej asaj dite në media ka pasur disa qëndrime kontradiktore mes të dyve. Kanë qenë pushimet që ata kanë kaluar si familje, çfarë na kanë sjellë një tjetër variant të kësaj historie. Megjithatë, çifti është ndarë, ndonëse sot ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve. Aktualisht, Tuna dhe Patris as nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe as nuk kanë komunikim veç detyrime të tyre si prindër. Aktualisht, Patris gjendet në Prishtinë, ku po kalon kohë me djemtë e tij, teksa Tuna gjendet në Zvicër.

Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto me kolegen e saj, Genta Ismajli. Duket se ka qenë ditëlindja e saj, çfarë e ka dërguar deri në Zvicër Tunën. Një fotografi e përbashkët e tyre e shkrepur në Zvicër është shpërndarë në rrjetet sociale. Tuna shihet duke e mbajtur njërin nga binjakët e Gentës. Në këtë udhëtim, këngëtarja ka zgjedhur të mos shoqërohet nga dy djemtë e saj. Nga ana tjetër, Zen dhe Tian janë në Prishtinë, me babain e tyre.

Që nga krisja e tij me Tunën, ai është afruar me të vëllanë, Robertin. Të dy shfaqen shumë shpesh në rrjetet sociale, duke na lënë të kuptojmë se i kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe kanë vijuar me marrëdhënien e tyre vëllazërore. Shumë të rralla kanë qenë daljet e Patrisit në media. Edhe në ato pak raste ku ai ka folur, ka lënë gjithçka evazive sa i përket marrëdhënies me këngëtaren maqedonase.

“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është e komplikuar, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha vitin e shkuar. Patrisi u pyet gjithashtu se si i mban tani kontaktet me nënën e djalit të tij, duke theksuar se komunikojnë përmes e-mailit. “Tash vetëm me email komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë”, shtoi Patrisi.

Tuna dhe Patrisi janë njohur në vitin 2016, ndërkohë që një vit më vonë janë bërë prindër për herë të parë, të një djali të quajtur Tian. Zen erdhi në jetë vitin e shkuar, kur çifti kishte vetëm pak muaj që i kishte shkëputur marrëdhëniet e tyre. Disa herë dy të rinjtë kanë tentuar për ribashkim, por duket se lidhja e tyre ka përfunduar njëherë e mirë, duke mos pasur më shpresa për një ribashkim. Por raporti i tyre problematik nuk ka ndikuar te detyrimet si prindër. Që duket se përpiqen t’i përngjajnë në këtë model vëllait të Patrisit, Robert Berishës, dhe ish-bashkëshortes së tij. Nora Istrefi.

Dyshja e dashur për publikun është shfaqur shpesh me pushime së bashku me vajzën e tyre. Ishte Roberti ai i cili solli pamje në rrjete sociale nga pushimet në Bansko të Bullgarisë. Bashkë me të ishte edhe vajza Renee, por duket se i shoqëroi edhe ish-bashkëshortja e Robertit, Nora. Kjo e fundit ka postuar video në rrjete sociale, teksa shihet bashkë me Renee duke bërë ski, duke konfirmuar se janë së bashku. Kaq mjaftoi që atë herë rrjeti të ziente për një ribashkim të tyre. Por siç të dy ata u shprehën, ata nuk janë bashkë, por pushojnë së bashku për hir të vajzës së tyre. E njëjta paraqitet situata edhe për ish-çiftin tjetër të familjes Berisha. Tashmë Tuna dhe Patrisi do të jenë çift vetëm në udhëtimet e tyre me dy djemtë.

JU REKOMANDOJMË

Butrint Imeri publikon fotografinë e ëmbël me nënën, e uron me fjalët më të veçanta për ditëlindje

Butrint Imeri publikon fotografinë e ëmbël me nënën, e uron me fjalët më të veçanta për ditëlindje
12/11/2026 - 17:29

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke e uruar publikisht nënën e tij për ditëlindje. Artisti ka publikuar në InstaStory...

Më shumëDetails

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK
12/11/2026 - 15:00

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, mbrëmjen e së martës, ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, pasi ende nuk është bërë e...

Më shumëDetails

“Mua më pëlqen kjo” – Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës

“Mua më pëlqen kjo” – Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës
12/11/2026 - 13:34

Regjisorja Arlinda Morina i ka shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5. Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda ka treguar se...

Më shumëDetails

Gati të bëhet nënë, Afrona publikon foton e para 15 kilogramë më pak

Gati të bëhet nënë, Afrona publikon foton e para 15 kilogramë më pak
12/11/2026 - 13:30

Afrona Dika ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga e kaluara, duke kujtuar kohën kur peshonte 15 kilogramë më pak. Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi dy...

Më shumëDetails

Nichi ankohet për papastërtinë në shtëpinë e BBVK-së, Anjeza e injoron

Nichi ankohet për papastërtinë në shtëpinë e BBVK-së, Anjeza e injoron
12/11/2026 - 13:29

Kapiteni i javës në Big Brother VIP Kosova 5, Nichi, është shprehur i revoltuar me papastërtinë në shtëpi. Ai ka kritikuar banorët për mungesën e kujdesit ndaj higjienës,...

Më shumëDetails

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj
11/11/2026 - 21:24

Deputetja Ganimete Musliu ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për herë të parë më hapur rreth jetës së saj personale dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    372 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Rrahen mes vete Kobra dhe Andi Pajaziti në Burgun e Sigurisë së Lartë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Po kam qejf me pi një kafe bashkë”, Xhavit Haliti “çelet” pak për raportin me Albin Kurtin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë