Veriu.info sot ka raportuar ekskluzivisht se si Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi i kanë sulmuar fizikisht dy persona në Vushtrri deri sa ishin duke ecur në trotuar, ku ua kishin zënë rrugën me veturë.
Madje, në pamjet e publikuara nga Veriu.info, Albin Gërbeshi shihet se si me armë në duar iu vërsulet të dëmtuarve.
Po në vend se të arrestoheshin sulmuesit, Veriu.info mëson se pas intervistimit në stacionin policor të Vushtrrisë janë ndaluar për 48 orë dy të dëmtuarit.
Deri në orët e mbrëmjes Ibrahim e Albin Gërbeshi kanë qenë në arrati, por që policia e rajonit të Mitrovicës nuk ka ofruar asnjë informacion deri më tash.













