Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: LDK e gatshme për zgjedhje, Kurti është dorëzuar dhe duhet të dorëhiqet!

23/03/2024 - 08:12
në Lajme
A A
Bajrami: LDK e gatshme për zgjedhje, Kurti është dorëzuar dhe duhet të dorëhiqet!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

 E ftuara e radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami foli në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti se ‘është i gatshëm t’i bashkojë votat me opozitën për t’a dërguar vendin në zgjedhje’

Ajo tha se LDK-ja është e gatshme më shumë se kurrë që të shkojë në zgjedhje, por sipas saj kryeministri Kurti, me deklaratën që dha mbrëmë është dorëzuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, është më e gatshme se kurrë që të shkojë në zgjedhje. Ju e dini, ne kemi patur konventë programore dhe kemi bërë program qeverisës, për katër vitet e ardhshme tash një kohë të gjatë. Kemi dalë prej një procesi shumë të shëndoshë zgjedhor dhe i kemi të konsoliduara të gjitha strukturat duke përfshirë edhe 21 departamente me grupet e ekspertëve. Mirëpo Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaratat e Kurtit, i ka parë përfundimisht si dorëzim i tij. Dhe para se të pyetet LDK-ja, unë besoj se neve na duhet një përgjigje, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës prej zotit Kurti, i cili gjatë këtij mandati ka patur një shumicë absolute si asnjë qeveri më herët, që të tregojë se pse po dorëzohet”

“Ne që nga dita e parë e kemi thënë që asnjëherë, nuk mund ta qojmë vendin në zgjedhje, pa votat e shumicës. Partia në pushtet dhe zoti Kurti vetë duhet të dalë dhe të dorëzohet. Ne mbrëmë e pamë që ai definitivisht është dorëzu pas një dështimi 3-vjeçar dhe pasi nuk ka arritur t’a përmbushë asnjë premtim të vetëm, qoftë në rrafshin e dialogut, ekonomi, arsim, kulturë, drejtësi dhe gjithkund tjetër. Nuk e kemi asnjë premtim të vetëm të përmbushur”

Bajrami tha se i njëjti është dorëzuar dhe duhet të dorëhiqet.

“Ai mbrëmë u deklarua se po dorëzohet dhe dëshiron të shkojë në zgjedhje, kështu që ne nuk e kemi në plan që as të marrim një iniciativë të tillë dhe as t’ia mundësojmë zotit Kurti që të shkojë në zgjedhje dhe ta luajë rolin e viktimës siç ai din të bëjë zakonisht. Ai nëse është dorëzuar duhet të dorëhiqet dhe në momentin që ai dorëhiqet vendi shkon në zgjedhje pa patur asnjë nevojë për iniciativa të tjera. Mund të them që jemi të gatshëm për zgjedhje, më të gatshëm se cilado parti tjetër, jemi të gatshëm për qeverisje pas procesit zgjedhor, kemi programin kemi çdo gjë gati mirëpo zoti Kurti po dorëzohet dhe duhet të dalë të marrë përgjegjësinë që ka dështu gjatë këtyre 3-viteve” tha Bajrami në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë