Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tri vjet me Qeverinë “Kurti”/ Opozita: Kohë e humbur për Kosovën, dështim e dëshpërim për vendin

23/03/2024 - 08:15
në Lajme
A A
Tri vjet me Qeverinë “Kurti”/ Opozita: Kohë e humbur për Kosovën, dështim e dëshpërim për vendin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nën kushte pandemike dhe me maska në fytyrë, deputetë e mazhorancës ishin mbledhur me 22 mars 2021 për të votuar Qeverinë Kurti ll, pas zgjedhjeve që ishin mbajtur me 14 shkurt 2021 e ku Lëvizje Vetëvendosje, kishte dalë si subjekti i parë politikë në vend.

Për opozitën kosovare, tri vitet e qeverisjes së Kurtit po shihen si dështim e dëshpërim, madje edhe  mashtrim e prishje të marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë.

 

Selmanaj i LDK-së: Tri vjet të Qeverisë “Kurti” dështim dhe dëshpërim për Kosovën

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj e quan dështim total udhëheqjen e Kosovës në këto tri vjet nga Qeveria “Kurti”.

Në një prononcim për Front Online, Selmanaj thotë se këto tri vjet kanë qenë humbje për Kosovën në secilën sferë dhe poashtu kanë qenë edhe vite izolimi.

 “Dështim, totalisht dështim. Unë mendoj se këto kanë qenë tri vite humbje për Kosovën në secilën sferë, si në arsim, në shëndetësi, në ekonomi në të gjithat, por ajo më fatkeqe që mendoj se ka ndodh për vendin është izolimi diplomatik që iu është bërë Kosovës nga udhëheqja e Albin Kurtit. Kosova kurrë s’ka qenë më keq me partnerët perëndimorë, po bëhen gati një vit prej kur BE-ja ka vendos sanksione ndaj Kosovës, poashtu izolimi edhe në raport me Shqipërinë e që Kosova nuk ka pasur kurrë raporte kaq të këqija kështu me shtetin amë”, tha ai për Front Online.

Ai thotë se tash po shihet se Kurti po i bën të gjitha ato që dikur i kundërshtonte.

‘’Ne kur e kemi marrë Qeverinë me z. Avdullah Hoti, kemi qenë në izolim total por për fatin e mirë e shpëtuam Kosovën. Atëkohë kemi marrë vendime të rënda, por kemi marr vendime jetike për vendin, e pas pak dite ne kemi marrë ftesën për të shkuar në SHBA, ku kemi pasur marrëveshje dhe njohje që ishte historike për Kosovën dhe duhet ta dijë secili që bëhet kryeministër apo ministër dhe jo vetëm z.Kurti, duhet koordinimi i ngushtë me ata që kanë hisen e madhe në këtë shtet, e që fatkeqësisht Kurti e ka injoruar po e injoron këtë fakt por tash po e shofim se po i bën të gjitha ato, por po i bën për qëllime populiste’’, shprehet deputeti Selmanaj për Front Online.

 Beqa i PDK-së: Nuk më kujtohet asnjë punë e mirë e Qeverisë “Kurti”

Sikurse për LDK-në, edhe për PDK-në, tri vitet e Qeverisë Kurti janë dështim për Kosovën.

Për PDK-në dhe deputetin e kësaj partie, Hajdar Beqa kjo është njëra ndër qeveritë me të dobëta dhe një qeveri që nuk ka as vizion për zhvillim të vendit.

‘’Si njëri nga deputetët me përvojë, e kam parë Qeverinë Kurti si njërën nga qeveritë me të dobëta që i ka pasur Kosova pas luftës, një Qeveri që s’ka vizion as për zhvillim ekonomik, as për integrim të vendit, as për njohje, as për luftim të korrupsionit, as për me ia kriju një ambient qytetarëve për me jetu në Kosovë, por as komunitetit të biznesit për më i lënë me zhvillu vendin. Këto tri vite janë dështim për vendin edhe për brenda, edhe për aspektin e jashtëm’’, thotë Beqa për FrontOnline.

Deputetit Beqa, nuk është se i kujtohet ndonjë punë e mirë e kësaj Qeverie.

 ‘’Me keqardhje nuk më kujtohet asnjë punë që ne duhet me u mburrë të kësaj Qeverie’’, përfundon Beqa.

 Deputetja e AAK-së: Qeveria “Kurti” erdhi me premtime, por sjelli mashtrim dhe dëshpërim

Ngjashëm sikur kolegët e saj opozitarë, mendon edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ku tri vitet e Qeverisë “Kurti” i quan dështim e dëshpërim për vendin.

“Tri vite dështim dhe dëshpërim, sepse Kurti ka ardhur me premtime të mëdha dhe qytetarët i kanë besuar dhe qytetarët kanë besuar në atë entuziazëm dhe sot kemi një Qeveri që ka dështuar në secilën fushë të jetës dhe kemi një Qeveri që vendin e ka dërguar në një izolim të marrëdhënieve me SHBA dhe BE dhe se Kosova ka rrugëtuar me aleatët dhe të dielën me 24 mars është 25 vjetori i bombardimit të NATO-s dhe janë aleatët që kanë ndihmuar Kosovën në çlirimin dhe pavarësimin dhe në shtet-ndërtimin e vendit’’, shprehet deputetja Kadrijaj për Front Online.

Deputetja Kadrijaj ka thënë se Kurti dikur thoshte se do t’i zhbëjë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ndërsa sot merr vendim për Manastirin e Deçanit.

‘’Kurti ka thënë se nuk e voton asnjë marrëveshje dhe do të zhbëjë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare kur të vij në pushtet dhe kur erdhi në pushtet mori vendim për Manastirin e Deçanit’’ përfundon Kadriaja për Front Online.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë