Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Petritsch për bombardimet e NATO’s: SHBA deshi t’i çonte aeroplanët menjëherë pas Reçakut, ne europianët kërkuam negociata

24/03/2024 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Petritsch për bombardimet e NATO’s: SHBA deshi t’i çonte aeroplanët menjëherë pas Reçakut, ne europianët kërkuam negociata
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryenegociatori i Bashkimit Europian në bisedimet e paqes në Rambuje në vitin 1999, Wolfgang Petritsch ka kujtuar në një intervistë për gazetën serbe, Danas se si rrodhën gjërat deri te fushata e bombardimeve të NATO-s mbi Beogradin, që nisi saktësisht 25 vjet më parë.

Petritsch zbuloi se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bindën para të gjithë shteteve tjera dhe deshën të intervenonin ushtarakisht qysh prej masakrës së Reçakut, ku në fshatin e vogël të Shtimes u vranë 45 civilë më 15 janar 1999, përcjell Gazeta Express.

Diplomati veteran austriak pohoi se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e shqyrtoi këtë mundësi edhe më herët, qysh prej vitit 1998.

“Që nga tetori 1998, ekziston një i ashtuquajtur urdhër aktivizimi i NATO-s, hapi i fundit përpara ndërhyrjes ushtarake. Disa ambasada evakuuan zyrat e tyre dhe u larguan nga Beogradi. Ata u kthyen shpejt sepse Millosheviqi tërhoqi një pjesë të forcave të tij nga Kosova dhe lejoi Misionin Verifikues të OSBE-së të hynte në Kosovë. Pra, ishte një situatë shumë e rëndë tashmë në fund të vitit 1998. Por pas një periudhe të shkurtër qetësie, konflikti vazhdoi dhe përfundoi vetëm në Reçak në mesin e janarit 1999, ku forcat speciale vranë 45 civilë. Kjo masakër ndryshoi lojën. SHBA-të donin t’i dërgonin menjëherë forcat ajrore, por ne europianët këmbëngulëm se tani ishte koha për t’i ftuar të dyja palët për të filluar negociatat serioze, bazuar në një marrëveshje të përkohshme që të dyja palët e kishin njohur prej shumë muajsh. Rambujeja ishte me të vërtetë më shumë se vullnet politik për ta gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha Petritsch.

I pyetur se si e sheh atë intervenim 25 vjet pas, Petritsch tha se si diplomat që beson në fuqinë e fjalës, i duket dëshpëruese që “argumentet tona në favor të kompromisit nuk u dëgjuan”.

Po t’i kishte shmangur bombardimet, diplomati austriak thotë se Serbia do të ishte shtet “shumë më i avancuar – ekonomikisht, politikisht dhe ndoshta tashmë në BE”.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, Petritsch vlerëson se janë “larg vendit ku mund të ishin”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë