Para pak minutash janë dëgjuar dy shpërthime në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Veriu.info mëson se grup të orkestruara të afërta me Listën Serbe kanë hedhur fishekzjarre të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar zhurmë të fuqishme.
Burime të Veriu.info nga stacioni policor i Mitrovicës së Veriut bëjnë të ditur se kanë ndodhur të paktën 5 shpërthime.
Këtu shpërthime vijnë pas atyre të ndodhura ditë më parë në pikat kufitare, të cilat ishin shkaktuar nga serbët matanë kufirit me Serbinë.













