Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kica-Xhelili për MINT-in: Ministria të ndiqet penalisht

25/03/2024 - 17:05
në Kryesore, Lajme
A A
Kica-Xhelili për MINT-in: Ministria të ndiqet penalisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, ka diskutuar rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit, raporton Ekonomia Online.

Anëtarët e partive opozitare patën kritika sa i përket mos përgjigjes së Ministrisë së Industrisë për dokumentacionet e kërkuara nga ky komision.

Deputeti i VV-së Halil Thaçi, ka thënë se nuk është ditur që të menaxhohet me komisionin Hetimor për katër muaj.

“Kemi pas kohë 4 muaj për të punuar, nuk është ditur që të menaxhohet puna në këtë Komision Hetimor Parlamentar”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka kritikuar ministren për mos përgjigje pozitive për dokumentacionet e kërkuara dhe ai ka thënë se në punën e këtij Komisioni është duke penguar politika.

“Sa i përket punës së këtij Komisioni mendoj se ne nuk e kemi kryer punën për çka ne jemi thirrur dhe askush nuk ka të drejtë që çfarëdo dokumentacioni të kërkohet të mos pranohet. Ka diktat politik te ministrja dhe ministrja nuk po përgjigjet, ne duhet të ndjekim procedurë ligjore për mos përgjigje të ministrisë për dokumentacionet e kërkuara me ligj. Mendoj që kot e shtyjmë afatin kur nuk jemi të interesuar që të qesim në dritë atë për çka jemi thirrur. Po shihet qartë se ka pengesa politike. Kot kërkojmë edhe shtyrjen e afatit  sepse mazhornaca nuk ka interes”, ka thënë ai.

Deputeti Halil Thaçi, ka thënë se nuk është e vërtetë që ka pengesa politike, por që pengesë në këtë rast është ligji në bazë të të cilit është thirrur edhe Ministria.

“Është e pavërtetë me quajt diktat dhe e pa vërtet që ka pengesa politke. Pengesa këtu ka ligji. Mos e quaj diktat, kemi 4 muaj që nuk po arrijmë me bë asgjë pasi disa depuetë nuk dinë. Unë nuk kam faj që kryesuesi nuk din të menagjojë”, ka thënë ai.

Gjatë këtij diskutimi pati përplasje ndërmjet deputetes së LDK-së Doarsa Kica Xhelili dhe deputeti të VV-së Salih Zyba.

Kjo pasi deputetja Kica Xhelili, ka thënë se duhet ti drejtohet gjykatës kompetente që të kërkohen dokumentacionet e nevojshme dhe në rast se Ministria nuk përgjigjet pozitivisht, atëherë ministria do të ndiqet penalisht.

Deputeti Zyba, ka thënë se deputetja Kica Xhelili me paralajmërimet për ndjekje penale janë shantazhe dhe se këto janë të pa pranueshme.

“Këto shantazhe janë të pa pranueshme. Stop, stopi vjen prej neve. Mjaft kërcënove dhe shantazhove. Paralajmërimet që i tha kolegja kjo po na detyron që mos me ndjek rrugën e përbashkët. Nuk jemi për kuorum”, ka thënë ai.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi deputetja e LDK-së, Kica-Xhelili.

“Unë nuk shkruj kur flet ti, a ti shkrun kur flas unë. Ti duhesh me dëgju, e shënimet merri të sakta. Unë muj me ta përsërit, por mos i merr prapsht”, i tha ajo Zybës.

“Unë nuk po du me u marrë me pjesën subjektive. Nuk u kuptuar saktë propozimi. Unë e kam bindjen që nuk kemi bashkëpunim për listën e draftuar. Nuk kemi pasur konsensus. Një e treta e këtij komisioni ka vlerësuar që ajo listë është e domosdoshme. Për mua është e rëndësishme relevanca e dokumenteve që kërkohen. Ministria as nuk e ka marrë mundin me kthy Email, nëse ata vlerësojnë se qenka gabim interpretimi ynë, ne vazhdojmë pastaj më pas. Kallëzimi penal është obligim i secilit qytetar që kur dyshon se ka ndodh një vepër penale, me raportu. Unë po them nëse ju mund të dini diçka e po ndihmoni me fsheh, jeni duke kryer vepër penale”, tha Kica-Xhelili.

Ajo e përmendi që në mbledhjen e kaluar, deputeti Halil Thaçi ishte larguar nga seanca, pasi nuk kishte qenë duke marrë pjesë në seancë.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj, tha se si anëtar të opozitës kanë vendosur që të kërkojnë nga Kryesia e Kuvendit që Komisionit ti vazhdohet mandati dhe kërkoj edhe nga deputet e VV-së që ti bashkëngjiten kësaj kërkese.

Mirëpo si shkak i përplasjeve mesë deputeteve, deputeti i VV-së Salih Zyba, lëshoj mbledhjen e Komisionit dhe kështu u pamundësua marrja e vedimit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë