Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Djegia e pronave në veri të Kosovës mbetet pa u ndëshkuar

25/03/2024 - 20:24
në Kryesore, Lajme
A A
Djegia e pronave në veri të Kosovës mbetet pa u ndëshkuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

ush po e djeg pronën personale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës?

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të siguronte një përgjigje konkrete në këtë pyetje as nga Policia e Kosovës, as nga Prokuroria e Mitrovicës, e cila është përgjegjëse për katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Motivet, zyrtarisht, nuk dihen.

Ajo që dihet është se, së voni, janë duke u djegur kryesisht prona të zyrtarëve lokalë serbë, të cilët kanë pranuar punë në komunat që funksionojnë sipas sistemit të Kosovës.

Këto komuna, aktualisht, drejtohen nga kryetarë shqiptarë.

Rasti i fundit i tillë ndodhi më 22 mars, kur u dogj shtëpia e Nenad Radosavleviqit, drejtor i Departamentit për sport, rini dhe kulturë në Komunën e Leposaviqit.

Policia e cilësoi këtë rast si “incident për shkak të instalimit të keq”, ndërsa Radosavleviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e akuzoi Listën Serbe.

Kjo parti – më e madhja e serbëve të Kosovës – i hodhi poshtë të gjitha akuzat, ndërsa nga Radosavleviqi kërkoi që “të mos tregojë me gisht” kah Lista Serbe, “me urdhër të regjimit në Prishtinë” dhe pa pasur asnjë provë.

Lista Serbe është e vetmja parti politike në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit për aktivitetet e saj.

Me iniciativën e saj, pjesëtarët e komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, në nëntor të vitit 2022, me qëllim që të parandalonin riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në targa të Kosovës.

Pastaj, në fund të majit të vitit 2023, kryetarët shqiptarë morën udhëheqjen e komunave në veri, sepse serbët – sërish pas thirrjes së Listës Serbe – i bojkotuan zgjedhjet.

Megjithatë, disa individë që nuk e mbështesin politikën e kësaj partie, marrin pjesë në punën e pushtetit të ri lokal.

Çfarë thonë institucionet përgjegjëse?

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, thotë për Radion Evropa e Lirë se, që nga fillimi i këtij viti, në komunat në veri janë regjistruar shtatë raste të djegies së pronës personale të pjesëtarëve të komunitetit serb.

Hetimet e rasteve janë ende të hapura, por nuk ka rezultate konkrete.

“Nuk e dimë ende se kush dhe pse i ka djegur. Nuk është bërë asnjë arrestim”, thotë Elshani.

Prokuroria e rajonit verior nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për shkallën e djegies së pronave personale dhe nëse ka të dyshuar për këto krime.

Kush janë pronarët e tjerë që pësuan?

Në fillim të muajit mars, persona të panjohur i vunë zjarrin lokalit në pronësi të Natasha Tomaniqit, nënkryetare e Komunës së Zveçanit, e cila punon sipas sistemit të Kosovës.

Ajo, po ashtu, shprehu dyshimin se pas këtij akti qëndron Lista Serbe – gjë të cilën kjo parti e mohoi.

Djegia e kësaj prone u dënua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Beogradi zyrtar, në këtë mënyrë, “ushtron presion ndaj serbëve që duan të integrohen”.

Më herët, në fund të janarit, u dogj vetura e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Buriq.

Atëkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, e udhëhequr nga ministri Xhelal Sveçla, tha se “sulmi ndaj Buriqit dëshmon se Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj serbëve që u janë besnikë institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Në anën tjetër, Lista Serbe reagoi për veturën e djegur në pronësi të Radmilla Vukiqeviqit, kryetare e administratës komunale nën sistemin serb dhe bashkëpunëtore e ngushtë e kryetarit të Autoritetit të përkohshëm komunal të Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq.

Më vonë, Lista Serbe, përmes deklaratave të saj për media, përmendi edhe pronarin e portalit Kosovo online, Dushan Millanoviq, të cilit, po ashtu, iu dogj vetura më 17 mars.

Ajo tha se dyshon se pas këtyre incidenteve qëndron zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, dhe këto akuza i përsëriti edhe më 24 mars, pasi Radosavleviq tha se përkrahësit e Listës Serbe i kanë djegur një shtëpi të tipit pushimore.

Akuza të ndërsjella

REL-i kërkoi nga Lista Serbe që t’i komentojë akuzat ndaj saj dhe të sqarojë se si Radoica Radomiroviq qëndron pas djegies së veturave në pronësi të Radmilla Vukiqeviqit dhe Dushan Millanoviqit, por kjo parti nuk u përgjigj.

Në njoftimet e saj, Lista Serbe përmend një audio-regjistrim, në të cilin Radomiroviq dëgjohet “duke shpjeguar se si vihen zjarret dhe si digjen makinat”.

Ky regjistrim u shpërnda në kanale të Telegramit në gjuhën serbe.

Radomiroviq e konfirmoi për REL-in vërtetësinë e këtij regjistrimi, por tha se është nxjerrë jashtë kontekstit, “për t’u shfaqur në një kuptim negativ”.

“Ai regjistrim u bë më 18 nëntor [vitin e kaluar] dhe e di kush e ka incizuar. Policia ka qenë në dijeni për ato incizime, por unë patjetër kam dhënë deklaratë në polici dhe i kam emëruar dëshmitarët që kanë qenë aty”, tha Radomiroviq, duke sqaruar se në tavolinë po tregoheshin rrëfime për djegien e veturave të njerëzve në veri.

Radomiroviq, po ashtu, tha se “dihet se kush ua djeg pronat serbëve në veri” dhe se të gjitha informacionet i ka dhënë tashmë në polici.

Ai dyshon se përkrahësit e Listës Serbe, me urdhër të Millan Radoiçiqit, i kanë djegur veturat e Radmilla Vukiqeviqit dhe Dushan Millanoviqit, me qëllim të rritjes së tensioneve.

Radoiçiq është ish-zyrtar i Listës Serbe, i cili ka pranuar se ka organizuar sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës.

Ai kërkohet nga gjykatat e Kosovës edhe në lidhje me vrasjen dhe frikësimin e një dëshmitari, ndërsa SHBA-ja e ka futur në listë të zezë për përfshirje në krim dhe korrupsion ndërkombëtar.

Sërgjan Simonoviq, nga organizata joqeveritare “Qendra Humane” në Mitrovicë të Veriut, e cila merret me çështje të sigurisë, thotë se “djegiet e fundit politike” të pronave private janë rezultat i “grindjeve politike”.

Sipas tij, Lista Serbe dhe individët që i janë bashkuar punës së autoriteteve lokale, nuk gëzojnë shumë mbështetje nga populli dhe, në këtë kontekst, këto incidente, shton ai, nuk do t’i rrisin tensionet në terren.

Simonoviq nuk beson se të gjitha incidentet në veri janë të ndërlidhura, por nuk e përjashton mundësinë që disa prej tyre të kenë prapavijë politike.

“Është një lloj konkurrence, lojëra politike, të cilat ne nuk mund t’i shohim [t’i vërtetojmë], por e dimë se janë të pranishme”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se djegia e veturave të kundërshtarëve politikë ishte “markë e veriut” dhe shfaq shpresën që kjo dukuri të mos shndërrohet në djegie të shtëpive.

Trendi i djegies së makinave ishte veçanërisht aktual në fund të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, kur u bë procesi i riregjistrimit të veturave me targa të Kosovës. Për këtë arsye, persona të panjohur dogjën disa vetura me targa RKS (Republika e Kosovës).

Në të kaluarën u dogjën edhe makina të politikanëve të opozitës dhe njëri prej tyre ishte Olliver Ivanoviq, i cili u vra në janar të vitit 2018. /Radio Evropa e Lirë

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë