Dega e LDK-së në Prizren ka publikuar një video, ku thuhet se shihet një person duke regjistruar 5 kartela të stafit mjekësorë.
LDK akuzon Drejtorinë e Shëndetësisë të komunës së Prizrenit që udhëhiqet nga Qeverisja e Shaqir Totajt, se po vazhdon të toleroj sjellje të tillë abuzuese, raporton VeriuInfo.
Komunikata e LDK-së:
Kultura abuzuese e qeverisjes lokale, e përfshinë edhe sektorin e shëndetësisë në Prizren
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren reagon ndaj sjelljeve abuzuese në Qendrat e Mjekësisë Familjare(QKMF) në Komunën e Prizrenit.
Në adresë të LDK-së, kanë ardhur inqizimet ku shihet një person i cili keqpërdorë kartelat e kolegëve për identifikimin e stafit mjekësor për hyrjet dhe daljet nga vendi i punës më Qendrën e Mjekësisë Familjare nr 1 në qytetin e Prizrenit. Aty shihet qartazi se një person i vetëm, përdorë (regjistron) 5 kartela të stafit mjekësorë duke mashtruar kinse të njejtit po e respektojnë orarin dhe vendin e tyre të punës.
Sjellja e tillë e stafit mjekësorë dhe menagjmentit të kësaj QKMF-je ndaj qytetarëve dhe pacientëve, është e papranueshme dhe madje e dënueshme me legjislacionin tonë.
Drejtoria e Shëndetësië dhe institucionet tjera komunale, fatkeqësisht e kanë toleruar dhe po vazhdojnë ta tolerojnë një sjellje të tillë abuzuese.
LDK kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për ndalimin e kësaj praktike të dëmshme për qytetarët, dhe personat përgjegjës të marrin dënimin e merituar.
LDK – Prizren
ZYRA PËR INFORMIM