
Policia e Kosovës ka kumtuar lajmin se ka organizuar aksion në Skenderaj.
Në shkrimin e policisë theksohet se dyshimet ishin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Tutje, Policia ka treguar edhe për sekuestrimin e bërë.
“Në lokalin ku dyshohej për veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
2 aparate të lojërave te fatit
2 printer
2 kompjutera, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.” – shkruhet aty.












