
25 vjet më parë, në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt, u krye një ndër masakrat më të mëdha nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.
Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, në fshatin Izbicë, morën 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, në mesin e tyre edhe Sami Bajraj.
Në një intervistë për VeriuInfo, Gani Bajraj, babai i dëshmorit, ka rrëfyer momentin e marrjes së lajmit për vdekjen e Samiut, ndonëse kufoma e tij nuk është gjetur akoma.
“Qe 25 vite u bën, hala kufomën e djalit nuk e kam gjet”- u shpreh ai.
Ndërsa deri më tani vetëm një person është gjykuar për këtë masakër makabre.
Video e plotë:











