Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Neurologjia ende pa lift, pacientët me karroca bartën nëpër shkallë

29/03/2024 - 21:47
në Kryesore, Lajme
A A
Neurologjia ende pa lift, pacientët me karroca bartën nëpër shkallë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka më shumë se një javë që Klinika e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) ka mbetur pa lift. Shkak për këtë janë punimet që po bëhen në këtë klinikë, për vendosjen e një lifti të ri.

“Indeksonline” ishte në këtë klinikë për të parë gjendjen aty. Punëtorët e klinikës pohuan se lifti nuk punon, pasi që po punohet në vendosjen e një lifti të ri.

E pacientët të cilët gjenden të shtrirë në këtë klinikë, e të cilët janë në gjendje të rëndë, detyrohen që të barten shkallëve nga familjarët apo stafi aty, pasi që lifti nuk punon.

Një familjar i një pacientes e cila ishte e shtrirë në spital i tha “Indeksonline”, se është e tmerrshme ajo që po përjetojnë në këtë klinikë, pasi që ai detyrohet ta bartë me karrocë nënën e tij.

Edhe pacientja Xhemile Matoshi nga Kamenica, thotë se ka qëndruar katër ditë në këtë klinikë dhe ka qenë shumë e vështirë për të, bartja nëpër shkallë. Ajo thotë se ndihet keq pasi që dhe djali i saj është detyruar të merret që disa ditë me të dhe ta bartë atë me karrocë disa herë nëpër shkallët e klinikës.

“Kam nejt katër ditë në Neurologji. E kam pas shumë vështirë, pasi që është dashur të lëvizë për analiza, e lifti në klinikë nuk punon. Kjo nuk është normale, ne që nuk mund të ecim me u detyru me lëviz nëpër shkallë. E kam mundu shumë djalin tim, që është dashur të merret me mua dhe më vjen shumë keq për të “, tha ajo, teksa dilte nga klinika për të shkuar në shtëpi.

Por drejtori i Klinikës së Neurologjisë Edmond Komoni ka thënë për “Indeksonline” se ka pothuajse dy javë që lifti ka dalë jashtë funksionit, por së shpejti pritet të aktivizohet lifti i ri.

“Lifti nuk po funksionon sepse po montohet lifti i ri, i cili është duke u montuar. Që 10 ditë apo dy javë ashensori i vjetër është dal nga funksioni dhe po montohet ashensori i ri. Besoj që brenda dy tre ditëve vendoset ashensori i ri. Nuk ka pasur ndonjë zgjidhje tjetër. Klinika e Neurologjisë ka vetëm një kat.

Pacientët vetëm një kat kanë me u ngjit. E di që ka telashe, por lifti i vjetër po heqet se ka pasur shumë probleme, nuk ka pasur mundësi të mirëmbahet, shpesh ka dal jashtë funksionit. Qëllimi është vendosja e një ashensori të ri, i cili do të kryen punë shumë më mirë dhe i cili brenda 3 apo katër dite do të futet në funksion”, ka thënë Komoni.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë