Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”: Katër-pesë raste brenda vitit në QKUK

30/03/2024 - 15:09
në Kryesore, Lajme
A A
“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”: Katër-pesë raste brenda vitit në QKUK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Ajo që shoh, nuk më pëlqen” – ishin fjalët që shtangën Valonin gjatë një vizite mjekësore.

Nuk e kishte menduar kurrë se burrat mund të sëmuren nga kanceri në gji, derisa vetë u diagnostikua me të.

“Familja! Si do ta lë!”, ishte gjëja e parë që i kishte shkuar në mendje babait të dy fëmijëve.

Shpesh e perceptuar gabimisht si sëmundje vetëm e grave, kanceri i gjirit prek edhe burrat.

Deri në 1 për qind e rasteve të diagnostikuara janë burra, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Mendoja se mamografi bëjnë vetëm gratë”

Valoni ishte 38 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen. Një lojë krejt e zakonshme me të birin ishte bërë shkas që ta vizitonte mjekun.

“Teksa po luanim, papritmas, djali m’u hodh në gjoks. Ndjeva një dhimbje të madhe, të papërshkrueshme, por nuk fola me askënd… Shkova në banjë, e preka gjoksin dhe pashë se kisha një kokërr”, kujton ai për Radion Evropa e Lirë.

Menjëherë kishte nisur të shfletonte faqe në internet. Me informacionet që i shfaqeshin, i shpeshtoheshin edhe të rrahurat e zemrës.

“A i prek kanceri i gjirit edhe burrat… Gjithçka që lexoja, e vëreja në trupin tim”…

Dilemave dhe dyshimeve nuk u bëri ballë gjatë dhe iu drejtua Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pas analizave të njëpasnjëshme iu rekomandua të bënte edhe mamografinë – një ekzaminim me rreze, që përdoret për të zbuluar dhe diagnostikuar sëmundje të gjirit.

“Unë mendoja se mamografi bëjnë vetëm gratë, jo edhe burrat”, kujton sot 40-vjeçari.

“Me të dalë rezultati, radiologia më tha: ajo që shoh, nuk më pëlqen”.

Fillimisht ndjeu mosbesim, ankth dhe trishtim për lajmin që “nuk kishte menduar se do ta dëgjonte ndonjëherë”.

Mjekët i thanë se kancerin që kishte në gji, e kishte në fazën e tretë, apo në një stad agresiv.

“Nuk u ndjeva mirë, por nuk kisha kohë të mendoja shumë”, thotë Valoni.

Dhe, ashtu siç i rekomanduan mjekët, iu nënshtrua operacionit të parë, pa e ditur se do të kishte nevojë edhe për të dytin.

“Uh, shumë gjëra më kanë shkuar në mend. Fëmijët ishin të vegjël”.

“E, çfarë nëse nuk ia dal?”, kishte menduar përkundër optimizmit që thotë se kishte.

Disa muaj pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale në QKUK dhe trajtimit me terapi, analizat i treguan se sëmundja nuk ishte tërhequr plotësisht.

I duhej edhe një operacion për të hequr komplet gjirin dhe për të mënjanuar edhe disa probleme të tjera që i kishte shkaktuar.

“Ai ishte operacion shumë i vështirë dhe në Kosovë nuk bëhej, për shkak të rasteve të rralla… Pas disa konsultimeve, gjeta një mjek në Shkup. Dhe, atë vit, unë isha pacienti i tij i gjashtë”, rrëfen Valoni.

Për ta mposhtur plotësisht sëmundjen beson se e ndihmoi edhe pozitiviteti i tij.

Dy vjet më vonë, edhe pse vazhdon ta marrë nga një tabletë në ditë, thotë se jetës i është kthyer normalisht, e “ndoshta edhe me më shumë vrull”.

Asnjë simptomë, apo ndryshim në trup, nuk duhet të neglizhohet, thotë Valoni.

Këtë thirrje bëjnë edhe profesionistët shëndetësorë.

Pesë raste në vitin 2023

Kanceri i gjirit është problematik te burrat, njësoj sikurse te gratë, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi.

Për shkak se burrat hezitojnë të vizitojnë mjekun dhe për shkak të keqkuptimeve se vetëm gratë mund të kenë kancer në gji, kanceri i tyre është zakonisht më i avancuar në kohën kur diagnostikohet, thotë ai.

“Ata [burrat] paraqiten te mjeku vetëm kur kanë dhimbje dhe kur kanë probleme me lëvizje të dorës”, thotë Kurtishi.

Në klinikën që udhëheq ai, vitin e kaluar u regjistruan pesë raste të reja të burrave me kancer në gji, krahasuar me katër raste në vitin 2022. Nga viti 2012, në total, ishin rreth 30 raste.

“Mosha mesatare e këtyre personave është rreth 40 vjeç”, thotë Kurtishi për Radion Evropa e Lirë.

Faktorët që e shkaktojnë këtë sëmundje te burrat janë hormonalë, sipas tij, por “lidhen edhe me bazën gjenetike dhe me faktorë të jashtëm, si: mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, e alkoolit e të tjerë”.

Simptomat përfshijnë: kokërr në gji ose ënjtje të tij, skuqje ose irritim të lëkurës rreth gjirit, dhimbje e të tjera.

Si trajtohet kanceri i gjirit te burrat?

Trajtimi i kancerit të gjirit te burrat ndjek të njëjtat procedura sikurse te gratë.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, trajtimi varet nga madhësia e kancerit dhe përhapja e tij.

Trajtimi mund të përfshijë: operacion, kimioterapi, terapi me rrezatim dhe terapi hormonale.

Në vitin 2022, Universiteti Queen’s në Belfast nisi studimin më të madh të kancerit të gjirit te burrat përmes ADN-së.

Studiuesit shpresojnë ta kuptojnë më mirë sëmundjen, me qëllim që të përmirësojnë parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 99% e kancereve të gjirit diagnostikohen te gratë.

Në vitin 2022, sipas OBSH-së, ishin 2.3 milionë gra të diagnostikuara me kancer gjiri dhe 670.000 vdekje në të gjithë botën.

Në Kosovë, sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Klinika e Onkologjisë në QKUK, vitin e kaluar u regjistruan gjithsej 461 raste me kancer në gji.

Kjo klinikë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapi apo trajtime të tjera të nevojshme për ta.

Numri i atyre që kontrollohen apo marrin shërbime aty, shkon në afro 50.000 në vit.

Klinika i ka rreth 60 shtretër dhe barnat aty herë pas here mungojnë, çfarë i detyron pacientët ose ta shtyjnë trajtimin, ose t’i blejnë vetë ato.

Por, përkundër sfidave dhe dinamikave të jetës, Valoni i bën thirrje secilit që të kontrollohet te mjeku së paku një herë në vit.

“Ka shumë stres… Nuk e dimë ku jetojmë e në çfarë ambienti frymojmë”, thotë ai dhe tregon se nga përvoja e tij ka nxjerrë edhe një mësim:

“Planet afatgjate nuk janë të mira. Më mirë të bëhen plane afatshkurtra që mund të arrihen”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë