Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita vija të kuqe VV-së, përjashtojnë mundësinë e koalicionit me partinë në pushtet

31/03/2024 - 09:04
në Kryesore, Lajme
A A
Opozita vija të kuqe VV-së, përjashtojnë mundësinë e koalicionit me partinë në pushtet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partitë opozitare i kanë vendosur “vija të kuqe” Lëvizjes Vetëvendosje. Askush prej opozitës parlamentare nuk dëshiron që të bashkëpunojë me partinë e Albin Kurtit për qeverinë e ardhshme.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë thënë, se preferencë e tyre është të shkojnë në zgjedhje të vetme, teksa preferojnë edhe bllok opozitar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për Ekonomia Online se kjo parti preferon që në zgjedhje të shkojë e vetme. Thotë se prioritet është që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje për shkak të keqqeverisjes.

“Ju e dini se kryetari i partisë zoti Krasniqi dhe të gjitha strukturat e partisë, duke përfshirë deputetët dhe anëtarët e kryesisë…, janë duke bërë vazhdimisht thirrje për zgjedhje. Për ne është prioritet që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të udhëheqjes së keqe të qeverisë aktuale dhe ne synojmë që me kandidatin që e kemi bërë zyrtar tash për kryeministër dhe me angazhime gjithë kombëtare të Partisë Demokratike ne t’i fitojmë zgjedhjet sa më shpejt që mbahen zgjedhjet është e mirë për shkak se prapë po them e kemi një degradim në komplet jetën e qytetarë. Ndërsa sa i përket koalicioneve, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e vetme dhe do të synojë që ta marrë Qeverinë”, thotë Qalaj.

Kundër një koalicioni me Vetëvendosjen është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, thotë se kanë propozuar që të bëjnë një bllok opozitar dhe se interes e kanë që të bëjnë koalicion me partitë opozitare.

“Nuk e kemi diskutuar nuk kemi vendos vija të kuqe, mirëpo po them prej të kaluarës ka qenë praktike që partitë politike kanë vendos vija të kuqe të bashkëpunimit ose në koalicion me partitë e tjera edhe kanë ndodhur ato koalicione sepse kemi diskutuar ndërsa më të hapur jemi për koalicion me partitë që tash janë në opozitë”, thotë Kadriaj.

“Jo nuk do të bëjmë koalicion parazgjedhor. Ne kemi bërë disa koalicione me ata që kemi menduar që duhet me e bë parazgjedhor. Kemi bërë me Nisma Socialdemokrate, kemi bërë me një grup të Intelektualëve “Evropa 2030” , kemi bërë me një parti konservatore, jemi të hapur edhe për partitë që janë tash në opozitë nuk do ketë vija të kuqe”, u shpreh ajo.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, krahas bashkëpunimit me partinë në pushtet, preferojnë që elektoratit t’i drejtohen të vetëm.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për Ekonomia Online se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve nacionale, siç ndodhi në zgjedhjet lokale. Shprehet optimiste se kryeministër i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku.

“Ende nuk kemi folur për koalicione sepse LDK do të dalë e para siç ka dalë në zgjedhjet lokale dhe nuk kemi diskutuar asgjë sepse do të dalim të parët dhe gjithashtu do të dalim për arsye se ju e dini që 6 muaj pas Qeverisë që ka fituar me 51 për qind, kemi dalë partia e parë në zgjedhjet lokale. Ne jemi të përgatitur për zgjedhje, kemi bërë edhe planprogram të LDK-së. Më herët diçka që partia në pushtet nuk e ka pasur të gatshëm edhe tash që është në qeverisje. Neve na ka marrë kohë dy vite që të përgatitet një plan program që ka 100 projekte në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpresoj se LDK do jetë e para pra kryeministri i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku”, u shpreh Krasniqi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë