Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Më mirë të më kishin pushkatuar’, rrëfimi i gruas që përjetoi dhunë seksuale nga paramilitarët serbë

01/04/2024 - 12:43
në Lajme
A A
‘Më mirë të më kishin pushkatuar’, rrëfimi i gruas që përjetoi dhunë seksuale nga paramilitarët serbë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Historia e një prej mbijetueseve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë tashmë është pjesë e dokumentarit “Jehona e Dhimbjes,” ku Shyhrete Tahiri Sulejmani ka rrëfyer eksperiencat e saj tronditëse.

Me guxim dhe emocion, ajo tregon sesi u bë viktimë e krimeve të luftës nga paramilitarët serbë, një dëshmi që sjell në dritë pasojat e gjata dhe të rënda psikologjike të dhunës seksuale në konflikt.

Rrëfimi pa ndërhyrje:

“Ajo ishte dita më e zezë e jetës sime kur ushtarët serbë hynë në shtëpi dhe unë kisha dy vajza të vogla, një katër vjeç dhe tjetra dy vjeç. Ku ata, qeshnin me të madhe sikur të ishte ndonjë film dhe jo ndonjë ngjarje që ti po shkatërron dikë. Si të mos ishin njerëz. Mendimi im ishte që 100% ata nuk ishin njerëz. Ditë e zezë për mua dhe për fëmijët pasi e gjithë jeta ime ndryshoi. Unë nuk mundja të flisja, ku unë nuk mund të mendoja, pasi truri është i bllokuar, mendonte veç si të shpëtonte fëmijët. Por si mundet t’i shpëtoja kur kisha gjithë ata ushtarë brenda?

Më kujtohet kur i mora vajzat në dorë nuk mundja t’i mbaja pasi më dukej vetja që nuk isha unë, mendoja që isha çmendur, mendoja që të treja ne kurrë s’do të ishim më mirë. Kur mendoja se kurrë më s’do të buzëqeshja dhe kurrë jeta ime s’do të kishte më kthim pas. Deri sa të shkoj në varr nuk e harroj, edhe sërish, edhe aty trupi im do jetë në var.

Më kujtohet kur kam menduar dhe nuk e kam ditur nëse është mirë apo keq. Lusja zotin të mi mbyste vajzat e mia, pastaj të më mbysnin mua për t’u siguruar që nuk do t’i le pas. Kur e di që fëmija të ka parë ashtu, kur e di se për shkak të fëmijëve si nënë s’ke mundur të lëshosh zë. Kur e di që plumbi është më i mirë, shumë më i mirë se të të shohë fëmija ashtu”, tha ajo.

Shumë mirë e ka ditur Serbia që ne jetojmë si nëna shqiptare, mburremi që jemi nëna shqiptare, kemi tradita të forta si nëna shqiptare, ku morali është më i fortë te nënat shqiptare. Ata e kanë ditur që nëse e kryejmë një veprim kështu, do të shkojë me gjenerata, se ajo nënë ka për ta mbartur te fëmijët e vet. Ky është shkatërrim total, që kurrë nuk ja fal, kurrë!”, tha ajo duke shtuar më tej se:

“Gjithmonë e kam pyetur veten: A jam nënë e mirë? Kur shumë herët kur isha e re kisha një karakter të fortë si grua. Ndërkohë, kur më kujtohej ngjarja thosha se s’jam duke i rritur mirë fëmijët. Nuk e dija nëse duhet të thoja po ose jo. Edhe pse jam trajtuar shumë herë te psikologia, sërish nuk e pranoja. Më kanë vra shumë, më kanë lënë me dëme të mëdha shpirtërore, ma kanë vrarë shpirtin”, rrëfeu Sulejmani në Euronewsal.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë