Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se në zgjedhje shkojnë kur të japë dorëheqje Kurti, pasi Qeveria e tij ka dështuar.
Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se LDK është e gatshme qysh sot për zgjedhje dhe tërheqja u bë nga VV pasi e kanë që janë keq dhe do të dështojnë.
“Në zgjedhje shkojmë pas dorëheqjes së kryeministrit. Qeveria e tij ka dështuar, ne si LDK jemi të gatshëm për zgjedhje nga sot. Kur i kanë parë numrat që janë shumë keq dhe se në zgjedhje do të dështojnë janë tërhequr, sepse që nga marrja e qeverisë këta janë të përqendruar vetëm tek numrat e sondazhet”, shprehet ajo.
Krasniqi thekson se qeveria Kurti është e përfshirë nga skandalet dhe këta ministra janë të izoluar e s’kanë asnjë investim apo projekt të rëndësishëm.












