Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se po vazhdon ndërtimi i rrugëve në të gjitha degëzimet e Lagjes III të Skenderajt.
Ai ka thënë se këto punime shënojnë përfundimin e një projekti të premtuar për banorët e lagjes ndër më të mëdhatë të qytetit, njofton VeriuInfo.
Postimi i plotë:
Ndërtimi i rrugëve në të gjitha degëzimet e Lagjes III të Skenderajt, që po vazhdon sipas dinamikës së paraparë, shënon përfundimin e një projekti të premtuar për banorët e lagjes ndër më të mëdhatë të qytetit.













