Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Pushteti i Albin Kurtit mund ta vonojë, por nuk mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

19/04/2022 - 16:09
në Kryesore, Lajme
A A
“Krizë e madhe”, Memli Krasniqi: Në prill, maj e qershor qytetarët të mos i paguajnë kreditë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot në konferencë për media se është hera e parë në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës që pushteti i shumicës, shkel të drejtën e pakontestueshme për hetim parlamentar, si një e drejtë kushtetuese për të mbikëqyrur punën e Qeverisë dhe institucioneve nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i opozitës tha se bllokimi nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike është shkelje brutale e ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës nga mazhoranca dhe qeveria Kurti.

“Kryeministri Kurti, përmes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për herë të dytë sot, e bllokoi miratimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me krizën energjetike në vend, duke shkelur haptas ligjin dhe Kushtetutën, diçka që tashmë është bërë traditë dhe praktikë e këtij Qeverie. Por, përkundër këtij insistimi të këtij pushteti për ta mbajtur fshehtë krejt atë që ka ndodhur për muaj të tërë, sot ju themi se arroganca e numrave të pushtetit nuk mund ta ndaloj nxjerrjen në dritë të së vërtetës.”, theksoi ai.

Kryetari Krasniqi tha se është evidente që Qeveria Kurti po bën çdo përpjekje të mundshme për ta pamundësuar hetimin që e ka kërkuar Partia Demokratike e Kosovës, me mbështetjen e deputetëve tjerë të opozitës.

“Pyetja e parë që në këtë rast përsëri imponohet dhe duhet të shtrohet është: çka janë duke fshehur nga opinioni publik që me kaq bindje po shkelin ligjin dhe Kushtetutën vetëm për të pamundësuar nxjerrjen e së vërtetës në dritë? Cfarë shkeljesh e krimesh potenciale janë duke mbrojtur me këtë insistim kundër hetimit parlamentar? Pse kryeministri Kurti po e pengon hetimin e rastit të faljes së mbi 100 milionë eurove të taksave të qytetarëve për KEDS-in, hetimin e rritjes së paligjshme të tarifave të rrymes nga ZRRE, punësimet familjare dhe partiake në KEK, blerjen e rrymës me çmime më të larta se të tregut gjatë dimrit, shitjen e rrymës me çmime më të ulëta se të tregut e shumë shkelje e parregullësi tjera? Nëse s’kanë çfarë të fshehin, qoftë personalisht dhe si grup, pjesë e veprave penale potenciale dhe aferave e keqpërdorimeve në KEK dhe në veprimet e tjera rreth krizës energjetike, atëherë pse po e bllokojnë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar?”, pyeti Krasniqi.

Kryetari i PDK-së konsideron se kjo nuk është vetëm përpjekje për fshehje të së vërtetës, por edhe precedent i rrezikshëm ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, andaj PDK do të përdorë çdo mjet demokratik për ta zbardhur të vërtetën lidhur me keqpërdorimet e bëra në periudhën e krizës energjetike.

“Këta kanë ditë të rrënojnë çdo parim të tyre si Lëvizje Vetëvendosje, por nuk do t’i lejojmë të rrënojnë edhe parimet e demokracisë së shtetit tonë. Hetimi parlamentar është e drejtë ligjore dhe kushtetuese që ju takon deputetëve. Pushteti i sotëm i Albin Kurtit këtë proces edhe mund ta vonojnë, por nuk do të mund ta ndalojnë.

Le të jenë të bindur të gjithë se ky hetim do të ndodhë dhe veprat penale që kanë mundur të kryhen në lidhje me çështjet që jane subjekt i kërkesës për hetim parlamentar, jo vetëm që nuk do t’i heshtim, por do të përdorim çdo mjet demokratik për ta nxjerrë të vërtetën në shesh dhe për t’i dërguar të gjithë përgjegjësit aty ku e kanë vendin.”, tha Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë