
Sot në Spitalin Regjional të Mitrovicës do të përurohet Reparti Pediatrik.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, e cila funksionalizimin e këtij reparti e mirëpret por e cilëson të vonë punën e kryer.
“Edhe pse vonë, edhe pse ka mundur të punohet më shpejt e të bëhet gati më herët, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane”, shkroi Krasniqi.
Tutje, ajo u shpreh se ka punuar vazhdimisht për funksionalizimin e tij më shpejtë për të mirën e qytetarëve.
Deputetja kërkoi përkushtim më të shtuar nga pushteti në këtë lëmi.
“Pushteti duhet të punoj shumë seriozisht në këtë fushë. Duhet seriozisht të përkujdeset për kushtet e punës dhe dinjitetin e profesionistëve shëndetësor, sepse numri i ikjes së mjekëve nga sektori publik është i frikshëm”, tha Krasniqi.











