Ergin Bilalli ka nevojë për ndihmën e secilit për shërimin e një sëmundje më të cilën është diagnostifikuar, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
2 vjeçari duhet të trajtohet në Turqi, dhe shuma e nevojshme për këtë trajtim është 53 mijë euro.
Arka është vendosur edhe tek frizeri i meshkujve “Goni” në Zhabar të Ulët.
Detajet i gjeni më poshtë:
Të gjith për ❤️ Ergin-in❤️ e Vogël
Të dashur shokë, sot është Vendosur Arka në Lokalin FRIZER PËR MASHKUJ – GONI në Zhabar të Ulët, për mbledhjen e të Hollave për Ergin-in e Vogël
Ergini vuan nga sëmundja Laessio n. cochlearis bill dhe ka nevojë për implantë koklear në të dy veshët, për të mundur të dëgjojë.
Shuma e operacionit kushton 53,000.00€ dhe spitali në Turqi nuk e kryen operacionin pa i transferuar këtë shumë.
Çdo donacion, sado i vogël, mund të ndihmojë, dhe secila shpërndarje e këtij postimi gjithashtu!
Le të mblidhemi së bashku dhe t’i mundësojmë një fëmijëri dhe të ardhme të lumtur këtij engjëlli të vogël sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ju falënderojmë shumë.
Familja Bilalli
Mergim Bilalli
Banka Ekonomike
Iban: XK051405000055698155
Swift code: EKOMXKPRXXX













