
Storia e publikuar nga portali Veriuinfo, ku raportohet se si një vajze 10 vjeçe nga Rahova e Mitrovicës po i duhen 6 mijë euro për ekzaminim mjekësor në Turqi për t’i identifikuar sëmundjet nga të cilat vuan, ka ngjallur reagime të shumta përkrahëse në Mitrovicë.
Së fundmi në përkrahje të vogëlushes Esmere Peci, ka dalë edhe kafiteria Friends House qê gjendet në Iliridë të Mitrovicës, e cila ka vendosur që të ndajë nga 20 cent për secilën kafe të shitur prej 70 centësh.
Ky nuk është aksion i parë humanitar i kësaj kafiterie të udhëqur nga Arizon Haziri, pasi që edhe më parë ka ndërmarrë aksione të tilla humanitare, transmeton VeriuInfo.
Njoftimi i Friends House:
Të nderuar miq e shoqëri!
Biznesi ynë Friends House ka vendosur që nesër për çdo kafe të paguar 0.70€, 0.20€ shkojnë për shërimin e vajzës 10-vjeçare nga Rahova Esmere Peci.
Në përfundim të muajit të mëshirës të bëjmë edhe një vepër humane, ju kërkoj solidaritet.
0.20€ nga çdo ☕️












