Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Gjiko ta tërheqë padinë SLAPP kundër gazetarëve të FrontOnline

20/04/2022 - 13:12
në Lajme
A A
Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Gjiko ta tërheqë padinë SLAPP kundër gazetarëve të FrontOnline
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga këngëtari Asrden Gjikolli, i njohur si Gjiko ta tërheqë padinë SLAPP për shpifje dhe kërkesat për masa të përkohshme kundër gazetarëve të FrontOnline, Lavdim Hamidi dhe Enis Veliu.

Organizatat e shoqërisë civile konsiderojnë se padia e shoqëruar me kërkesat për masa të përkohshme është Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (padi SLAPP) dhe si e tillë nuk ka gjasa që të ketë sukses në gjykatë.

Në reagimin e tyre thuhet se raportimi i “FrontOnline” bazohet në fakte, përkatësisht në aktakuzën e ngritur nga prokuroria. Statusi i postuar në “Facebook” është përgjigje ndaj akuzave të pabaza të bëra nga i padituri në “Instagram” dhe ai përmban edhe opinion i cili është bazuar në fakte, përkatësisht në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në vitin 2017.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile kanë thënë se do t’i regjistrojnë këto padi në platformat ndërkombëtare për dokumentimin e padive SLAPP, si dhe do t’i monitorojmë nga afër procesin gjyqësor dhe nëse z. Gjikolli nuk e tërheqë padinë, ata thonë se kanë besim të plotë që Gjykata Themelore e Prishtinës do të trajtojë lëndët në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Shoqëria civile i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, që gjykimin lidhur me aktakuzën për dhunim të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë t’a përfundoj pa vonesë dhe të sigurohet që mos-prania e të akuzuarve të mos jetë shkak për zvarritjen e procesit.

Letra e plotë:

Asdren Gjikolli (Gjiko) të tërheqë padinë SLAPP kundër gazetarëve të “FrontOnline”

Ne, organizatat dhe aktivistët e poshtëshënuar shprehim shqetësimin tonë në lidhje me padinë për shpifje dhe kërkesat për masa të përkohshme të ushtruar nga këngëtari Asdren Gjikolli (Gjiko) kundër gazetarëve të medias online “FrontOnline”. Kërkojmë nga Asdren Gjikolli që menjëherë ta tërheqë padinë dhe të zbrapset nga përpjekjet për t’i frikësuar gazetarët dhe për ta penguar raportimin për akuzat ndaj tij.

Më 23 mars 2022, media online “FrontOnline” informoi publikun që Asdren Gjikolli akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për dhunimin e një të miture. Aktakuza është ngritur më 3 prill 2017 ndërsa gjykimi i tij dhe tre personave të tjerë të përfshirë në aktakuzë është duke vijuar.[1] Pas raportimit, i akuzuari Gjikolli ka reaguar ndaj raportimit duke paralajmëruar padi ndaj mediave dhe duke i quajtur raportimet si të pavërteta dhe të sajuara.

Gazetarët Lavdim Hamidi dhe Enis Veliu, duke ushtruar të drejtën e tyre të përgjigjes ndaj akuzave publike, kanë komentuar në llogaritë e tyre në Facebook reagimin e Asdren Gjikollit (shih postimet e tyre më poshtë). Ata poashtu kanë kritikuar sistemin gjyqësor për vonesat në trajtimin e këtij rasti.

Më 31 mars 2022, Gjikolli, përmes avokaturës “Kërveshi & Partners” ka ushtruar padi për shpifje kundër Lavdim Hamidit, kërkesë për masë të përkohshme për largimin e statusit në Facebook që flet për akuzën e Prokurorisë, si dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej 5.100 euro. Ai poashtu ka kërkuar nga Enis Veliu largimin e statusit nga Facebook lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Ne konsiderojmë që padia e shoqëruar me kërkesat për masa të përkohshme është Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (padi SLAPP) dhe si e tillë nuk ka gjasa që të ketë sukses në gjykatë. Kjo padi ka për qëllim që të pengojë raportimin e akuzave për dhunim që rëndojnë mbi Gjikollin duke i zvarritur gazetarët nëpër gjykata dhe duke ju shkaktuar kosto financiare dhe shqetësim. Përpos kësaj, me padi synohet të dekurajohen edhe gazetarët tjerë nga raportimi lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Gjikollit.

Raportimi i “FrontOnline” bazohet në fakte, përkatësisht në aktakuzën e ngritur nga prokuroria. Statusi i postuar në “Facebook” është përgjigje ndaj akuzave të pabaza të bëra nga i padituri në “Instagram”. Ai përmban edhe opinion i cili është bazuar në fakte, përkatësisht në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në vitin 2017. Opinioni është publikuar në kontekst të një diskutimi të madh publik për dhunën ndaj grave dhe vajzave në Kosovë dhe mos efikasitetin e gjykatave në trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore, me theks të veçantë dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Subjekti i diskutimit është një këngëtar i famshëm i cili ka për obligim që të tolerojë diskutimin publik të akuzave ndaj tij sepse përbëjnë temë me interes publik.

Ne do të regjistrojmë këto padi në platformat ndërkombëtare për dokumentimin e padive SLAPP, do t’a monitorojmë nga afër procesin gjyqësor dhe nëse z. Gjikolli nuk e tërheqë padinë, ne kemi besim të plotë që Gjykata Themelore e Prishtinës do të trajtojë lëndët në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndërsa, nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, kërkojmë që gjykimin lidhur me aktakuzën për dhunim të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë t’a përfundoj pa vonesë dhe të sigurohet që mos-prania e të akuzuarve të mos jetë shkak për zvarritjen e procesit.

29 mars 2022, Lavdim Hamidi në Facebook “Aktakuza kundër këngëtarit Gjiko është e tmerrshme! Çfarë shkruan aty e mos me shku asnjë ditë në burg vetëm në Kosovë ndodhë. Janë 6 vepra penale me një dokument disa faqësh. Edhe më keq, shkon i paguan avokatët me u bo padi medieve. Unë nuk po mundem me lexu se çka shkruan aty, se çka kanë bërë me një vajzë të mitur! Megjithatë faktet do të prezantohen në gjykatë.

[1] 29 mars 2022, Enis Veliu në Facebook “Aktakuza kundër këngëtarit Gjiko është e kompletuar për krimet që ka bërë ai. Prokurorja Sebahate Hoxha me aktakuzën 7 faqe me plot dëshmi e ka bërë punën e vetë, por jo edhe Gjykata. Me vite lënda flenë në sirtarë. Në seancë herë mungon i akuzuari, herë gjykatësi e herë avokati, me rëndësi seanca nuk mbahet. Sikur ndonjë qytetarë tjetër t’i kish konsumu plotë 6 vepra, edhe atë me video dëshmi, së paku 6 vite burg i kish majtë e ky tipi as 6 orë nuk ka qëndruar prapa grillave. Edhe më keq shkon i paguan avokatët me u bo padi medieve. Unë nuk po mundem me lexu se çka shkruan aty, se çka kanë bërë me një vajzë të mitur! Megjithatë faktet do të prezantohen në Gjykatë.”

1.Statusi i Lavdim Hamidit

[1] Reperi Gjiko të premten del para Gjykatës, akuzohet për dhunim (Dokument), https://frontonline.net/reperi-gjiko-te-premten-del-para-gjykates-akuzohet-per-dhunim-dokument/?fbclid=IëAR3u5D6piiSrDJ78R47këNSOZOUPrZVPAf0aCpLiJvaSO-2lR2HXN0JO1vY

Organizatat dhe aktivistët nënshkrues të kësaj letre:

LËVIZJA FOL
KCSF
ARDIAN NRECAJ
FLUTURA KUSARI
RINA KIKA
SHPRESA LOSHAJ
QENDRA PER POLITIKA DHE AVOKIM (QPA)
AGK
KMDLNJ
YIHR KS
CSGD
PIPS
SYRI I VIZIONIT
FIQ
KOSID
EC Ma NDRYSHE
QIKA
INDEP

GAP
KDAC
KRCT
CSGD
LIRIDONA SIJARINA
GRESA RRAHMANI
OPMDK
SUPPORT GROUPS KOSOVA
JETA BERISHA
QENDRA PER INFORMIM DHE PERMIRESIM
PROGRAMI PER STUDIME DHE HULUMTIME
GJINORE NGA UP
OJQ SIT
QKSGJ
CEL KOSOVA
TRINGA KASEMI
ELI KRASNIQI
BALKAN FORUM

RRJETI I GRAVE TE KOSOVES
ERBLIN AJDINI
COLUMBUS
ZANA AVDIU

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë