Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Qeveria e Kosovës ia ndreq terrenin Taravarit për ta sulmuar Osmanin

08/04/2024 - 17:00
në Lajme
A A
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Qeveria e Kosovës ia ndreq terrenin Taravarit për ta sulmuar Osmanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia që qeveris në Kosovë, do të garojë për të marrë pak pushtet edhe në Maqedoninë e Veriut. Qeveria e Kosovës është angazhuar disi edhe në fushatën zgjedhore në Shkup, për ta ndihmuar kandidatin dhe koalicionin e preferuar.

Qeveria e Kosovës është angazhuar të dielën në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Lëvizja Vetëvendosje, partia që qeveris me vendin, e mbështet koalicionin e partive opozitare shqiptare në shtetin fqinj dhe merr pjesë në garën zgjedhore atje me tre kandidatë për deputetë, ndër të cilët është edhe këshilltari i kryeministrin Albin Kurti.

Beteja e zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut sapo ka nisur, por është ashpërsuar shpejt, veçanërisht ajo ndërmjet dy kandidatëve shqiptarë për president, Bujar Osmanit nga koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit – partia më e madhe e shqiptarëve atje, dhe Arben Taravarit nga koalicioni i opozitës shqiptare.

Një plan 9 pikësh i propozuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në qershor të vitit të kaluar për shtensionimin e situatës në veri është bërë çështje në fushatën zgjedhore në RMV, pasi Bujar Osmani, i cili e kishte kryesuar këtë organizatë të rëndësishme, foli para pak ditësh se si kishte kontribuar për shtensionimin e situatës në Kosovë, duke e përpiluar vetë atë plan.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, reagoi të dielën duke thënë se vetëm tash e kishin kuptuar se vetë Osmani e kishte hartuar atë plan, duke e akuzuar kandidatin për president të RMV se e ka parë Kosovën me sytë e ndërkombëtarëve.

Kryeziu shkroi se si plani përfshinte kërkesën për tërheqje të Policisë Speciale nga veriu i Kosovës, Serbia ta ulte gatishmërinë e ushtrisë. Kësisoj, ai tha se po të përfillej plani i Osmanit, do të kishte një realitet tjetër në vend pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, që e la të vrarë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Gati katër muaj më pas, me 24 shtator, një patrollë e policisë së rregullt u sulmua nga trupa paramilitare, me armatim të sofistikuar, të financuar e mbështetur nga shteti i Serbisë. Aty mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi, Afrim Bunjaku. Rendin dhe sigurinë në terren brenda ditës e riktheu Policia Speciale e Kosovës. Po mos të ishte kjo njësi në veri, sot do të njihnim një realitet tjetër pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë”, shkroi Kryeziu, duke e krahasuar propozimin e OSBE-së me kërkesat e Serbisë.

“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi. Pa e dëmtuar sovranitetin e pa rrezikuar sigurinë. Në katër komunat në veri ka më shumë normalitet se kurdoherë tjetër. Sa herë që ka patur tensione, ato janë shkaktuar nga struktura e organizime kriminale. Dorëheqje të kryetarëve nuk ka. Ka trasim të një procesi ligjor e demokratik drejt zgjedhjeve të reja në këto komuna që respekton edhe kushtetutshmërinë e legjislacionin, por edhe vullnetin e qytetarëve. E kur të mbahen, ato do të jenë të lira e demokratike. Nuk kanë qenë gjithmonë ashtu”, shkroi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.

Këtë ndihmë të Qeverisë së Kosovës në betejën zgjedhore atje nuk mbeti pa e shfrytëzuar Taravari, i cili shkroi se si Osmani ia paska bërë “argatin Serbisë”.

“Tash sapo lexova komunikatën e lëshuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së për Kosovën. Qeveria e Kosovës paska zbuluar dje se në fakt ky plan është shkruar nga vetë dora e Bujar Osmanit e jo nga ndërkomëtarët. Jam i shokuar të kuptoj se Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij për t’i bërë argatin Serbisë duke bërë te vetat kërkesat e Beogradit”, shkroi Taravari.

“Plani 9 pikësh i Bujar Osmanit ka kërkuar tërheqjen e policisë speciale të Kosovës, nga territori legjitim i Kosovës. Ai ka kërkuar poashtu dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore. Dokumenti i Bujar Osmanit ka kërkuar që të mos qëndrojnë në veri ata heronjë që na bënë krenarë të gjithëve në rastin e sulmit të Vuçiçit në Banjskës, ku u vra nga terroristët serbë polici dëshmor Afrim Bunjaku”, shtoi ai.

Taravari shkroi se sa mirë ka bërë Qeveria e Kosovës që “nuk e ka pranuar planin e Bujar Osmanit”, pasi me të, “bandat e Vuçiçit nuk do të kishin gjetur rezistencë”.

“Na vjen të gjithëve vështirë, kur një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, siç është Bujar Osmani, mban qëndrime të tilla antikombëtare në rastin e Kosovës”, shkroi Taravari.

Osmani reagoi më pas, duke i shënjestruar ato që ai i quajti “lojra elektorale”.

“Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miraturar plani nëntëpikësh i Kryesuesit të OSBE-së për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje teritoriale për çështjet etnike në Kosovë, do mendonte dy herë para se të involvohet në lojra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës!”, shkroi Osmani.

“Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara”, shtoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje është përfshirë zyrtarisht në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, së bashku me dy gra nga LVV, do të garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Partia që e ka pushtetin në Kosovë, do të garojë në RMV me koalicionin e partive opozitare “VLEN”.

“Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN e nesër për forcimin e popullit tonë shqiptar!”, shkroi para pak ditësh këshilltari i kryeministrit Albin Kurti.

Kurti ka mohuar se po përzihet në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, por duket se ajo i intereson shumë. Para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në shtetin fqinj, ai para disa javësh i solli në Prishtinë liderët e disa partive politike shqiptare, me të cilët u pajtuan se presidenti i radhës në Shkup duhet të jetë shqiptar.

Paraprakisht, ai thoshte nga Shkupi se LVV nuk garon dhe se shqiptarët duhet të vendosin vet nëse do të kenë një kandidat për president

Në fund të vitit të kaluar, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti kishte shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i ishte bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare, me ç’rast njoftonte për hapjen e një shtabi të përbashkët në Shkup. Ky njoftim kishte ardhur disa muaj pasi këtë mbështetje kryeministri i Kosovës ua kishte ofruar edhe fizikisht gjatë një vizite shumë të diskutueshme në Maqedoninë e Veriut, në gusht të vitit 2023.

Aktualisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Talat Xhaferi i BDI-së, i cili është bërë shqiptari i parë që e mori këtë detyrë. Është një qeveri teknike që do të zgjasë derisa të pasohet nga qeveria e re me mandat të plotë, e cila do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Po atë ditë, zhvillohet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. I pari do të zhvillohet më 24 prill.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë