Kur dikush ka nevojë për ndihmë gjithmonë shpirti bujar e humanizmi vije në shprehje për t’i dalë krah, e rast i tillë është edhe si i Esmere Pecit nga Rahova që vuan nga një sëmundje e rrallë.
Për t’i dalë në ndihmë asaj pronari i kafiterisë së njohur në Mitrovicë “Friends”, Arizon Haziri, ka njoftuar se në lokalin e tij né aksion e sotém janë mbledhur gjithsej 2807€ nga klientẽ dhe shoqěria, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai po ashtu ka njoftuar se shuma totale sipas familjes është arritur.
Veriu.info ka paraqitur rastin përmes një storie të veçantë ku kërkesa e familjes ka qenë për ndihmë prej 6 mijë euro vetëm për diagnostifikim në Turqi.
Postimi i plotë:
Në emër të familjes Peci po konsiderojmë se shuma totale është arritur.
Faleminderit secilit që me zemër keni kontribuar për të na përkrahur në këtë iniciativ qe e kemi obligim ta bëjm për njëri tjetrin . 2807€ (ne aksionin e sotem) nga klientat e shoqëria jonë janë shumë simbolike, por me zemër e vullnet të mirë.
Dashtë Zoti e bëhen këto të holla modeste shkaku i shërimit të Esmere Peci ! 🤲🏻













