Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, para se të merrte këtë post, njihej si analist.
Në vitin 2017, Muja ishte kontraktuar nga mediumi publik i Kosovës, RTK si analist i zgjedhjeve.
Sipas kontratës, Muja do të paguhej 60 euro për paraqitje. Por një gabim i RTK-së, kishte bërë që ish-analistit tani deputet, t’i transferoheshin gabimisht mbi 1000 euro.
Pas gabimit, Muja ishte pajtuar që t’i kthente paratë që nuk i takonin me këste, por përkundër kësaj, nuk i ka kthyer deri sot.
Periskopi ka siguruar komunikimet mes RTK-së dhe atëkohë analistit – tani deputet Armend Mujës, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

















