Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, që është në koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit, mes një përplasje të ashpër me analistin e afërt me pushtetin, Sadri Ramabaja, ka dhënë deklarata të forta në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në Hagë ku po përballet me akuzat e Speciales.
“Hashim Thaçin jo qe e keni çu në Hagë po sytë me ia nxjerrë, këmbët me ia pre, duart, përmendorja e Hashim Thaçit është 100 metra alltan, si udhsi udhëheqësi më i ndritur i kombit të shekullit 21. S’e mbërrini dot ju atë. Na lëni rehat.” – tha ai në “Pressing”










