Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.
Edhe këtë herë, Vuçiq ka bërë viktimën dhe i është ankuar për qasjen e Kosovës në dialoguësuaur nga Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se Prishtina vazhdimisht i ka shkelur marrëveshjet e arritura gjatë këtij procesi.
Vuçiq ka shkuar më tej, duke pretenduar se Serbia vepron në mënyrë të përgjegjshme për një dialog sipas tij konstruktiv.
“Edhe me këtë rast paralajmërova për neglizhencën dhe shkeljen e vazhdueshme të marrëveshjeve të arritura për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksova pasojat e rënda të një sjelljeje të tillë nga Prishtina dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. E ritheksova se Serbia edhe në këto rrethana sfiduese vepron në mënyrë të përgjegjshme, si në kuadrin e politikës së jashtme ashtu edhe në atë të brendshëm, duke respektuar kornizat legjislative, duke nxitur dialogun konstruktiv dhe duke mbrojtur popullin tonë, interesat kombëtare dhe shtetërore”, tha ai, raporton Kosovo Online, transmeton Sinjali.













