Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot mbahet senaca gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu

11/04/2024 - 08:05
në Lajme
A A
Sot mbahet senaca gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot do të mbahet senaca gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu.

Në njotimin për media bëhet e ditur se seanca do të mbahet me fillim nga ora 09:00.
Trajkoviq: Beogradi iu tha serbëve të mos marrin pjesë në jetën politike n…

Rasti i vrasjes së Lulzim Fejzullahu nga Podujeva u përshkrua nga Policia në fillim si “therje me thikë” dhe versioni ndryshoi pasi 18-vjeçari vdiq pas një përpjekjeje gjashtëditore të mjekëve për ta mbajtur atë në jetë.

Pamjet e publikuara të dielën dëshmuan se ai ishte goditur me veturë, e më pas kishte marrë goditje të përsëritshme me shkop në kokë nga dy të mitur.

Zyra për marrëdhënie me publikun dhe media e Policisë, në një përgjigje për Gazetën Express dha një sqarim për rastin e 14 janarit ku 18-vjeçari. Fillimisht tha se kjo “dyshohet të jetë vazhdimësi e një zënke (mosmarrëveshje apo konflikti) të ndodhur po të njëjtën ditë, disa minuta përpara, në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Podujevë”, dhe se kanë trajtuar dhe po trajtojnë “çfarëdo informacioni që mund të ndërlidhet me çfarëdo rrethane që ka mundur ti paraprij ngjarjes”.

Policia u arsyetua se veprimet operative dhe hetimore lidhur me këtë rast i ka marrë në përputhje me “autorizimet e marra nga prokurori i shtetit” dhe se “në kontekstin e kësaj përgjatë ekzaminimit forenzik, në vendin e ngjarjes policia ka  gjetur dhe sekuestruar një thikë, të cilën e ka administruar në cilësinë e provës materiale”.

“Që nga momenti i marrjes së informacionit për rastin,  policia ka trajtuar me kujdes të veçantë çdo aspekt të ngjarjes dhe ka ndërmarrë me përpikëri të gjitha veprimet e nevojshme  të ekzaminimit  ato operative si dhe veprimet hetimore në përputhje me kompetencën si dhe autorizimet e marra nga prokurori i shtetit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Në fund të sqarimit të gjatë, për të kuptuar përtej asaj çfarë thuhej në përgjigje, Policia tha që t’i drejtohemi Prokurorisë.

Gazeta Express pati pyetur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për ndryshimin e përshkrimit të rastit, por nga organi i ndjekjes që përveç kryeqytetit mbulon edhe gjashtë komuna tjera, nuk dhanë më tepër përgjigje, përveçse tregoi se dy sulmuesve u ishte caktuar paraburgimi një ditë pas rastit dhe se rasti u rikualifikua pasi 18-vjeçari vdiq në QKUK.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 15.01.2024, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturve, në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, sipas KPRK-së, pranë gjykatës kompetente dhe po në të njëjtën ditë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, pra ka caktuar masën e paraburgimit për të njëjtit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

“Ashtu siç iu kemi njoftuar përmes komunikatës, prokuroria ka pranuar informata në rrugën “Drenica” Podujevë, nga një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë rasti vazhdon të trajtohet si vrasje e rëndë)”, thuhej tutje në përgjigje.

Prokuroria thotë se “nuk mund të japim informata të tjera” lidhur me këtë çështje, “për shkak se rasti i takon procedurës për të mitur dhe si të tilla janë të natyrës konfidenciale”.

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim duke grumbulluar informacione për veprimet e policëve, pas vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Çka tha mjeku?

Lulzim Fejzullahu vdiq të shtunën në QKUK, pasi me gjithë trajtimin mjekësor nuk mundi t’u mbijetojë lëndimeve të rënda që i kishte marrë gjashtë ditë më parë. Shaqir Uka, shef i repartit të Intensivës në QKUK, ku po trajtohej 18-vjeçari, i tha gazetës dje se te viktima nuk kanë parë plagë therëse.

“Pacienti është sjellë në njësinë e mjekimit intensiv qendror pas intervenimit kirurgjik në sallën e qendrës emergjente në urgjencë, për shkak të lëndimeve që ka pësuar në regjionin e kokës dhe ato si pasojë e gjakderdhjes që ka pësu në regjionin e kokës si pasojë e goditjeve. Nuk kemi të evidentuar, as në raportin e Qendrës Emergjente, por as ne këtu nuk kemi pa që ka pasë plagë therëse”, tha Uka.

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim duke grumbulluar informacione për veprimet e policëve, pas vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Lulzim Fejzullahu në moshën 4 vjeçare kishte mbetur pa njërin prind, ndërsa pak më vonë i kishte vdekur edhe tjetri. Ai u varros të dielën në varrezat e qytetit në Podujevë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë