Lëvizja Feministe Studentore janë duke protestuar para Rektoratit të UP-së për largimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i dyshuar për ngacmime seksuale të studentëve.
Ata janë duke e pritur vendimin e Këshillit të Etikës pas 27 denoncimeve për dyshime për ngacmim seksual të profesorit Krasniqi.
Gjithashtu Lëvizja Feministe Studentor kanë deklaruar se i kanë paralajmëruar Këshillin e Etikës se nuk do të dalin nga ndërtesa deri të marrin vendimin meritor për Krasniqin.
Lëvizja po ashtu ka ftuar që të ju bashkohen protestës edhe studentë dhe qytetarë të tjerë.












