Ndaj deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, se sipas tij, pas liberalizimit yë vizave më shumë qytetarë po kthehen, se sa po shkojnë, ka reaguar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, duke thënë se Kurti po rrenë, transmeton VeriuInfo.
“Fluturojnë, fluturojnë rrenat e Kurtit.
Ai nuk po gënjen veç për toke por edhe për hava.
Po thotë se në qeverisjen e tij “më shumë qytetarë kthehen në Kosovë se sa që largohen”.
Definitivisht, rrena dhe Kurti kanë një marrëdhënie të përhershme”, ka shkruar deputetja Rrezarta Krasniqi.
Ndryshe, Albin Kurti sot ka thënë: “Liria e lëvizjes vetëm sa shtoi dashurinë për vendlindjen, ashtu siç e kemi parashikuar ne. Tani kemi më shumë qytetarë që kthehen, sesa që shkojnë. Në fund të vizitave qytetarët po kthehen me familjarët e tyre në mërgatë dhe po sjellin edhe vizitorë të huaj për të shijuar bukuritë natyrore të Kosovës”.












