Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E mbijetuara e Masakrës së Poklekut rrëfen se si forcat serbe ia vranë familjen e dhjetëra banorë tjerë: I dëgjoj edhe sot britmat e tyre

18/04/2024 - 17:55
në Lajme
A A
E mbijetuara e Masakrës së Poklekut rrëfen se si forcat serbe ia vranë familjen e dhjetëra banorë tjerë: I dëgjoj edhe sot britmat e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E mbijetuara e Masakrës së Poklekut Elhame Muçolli e ftuar në emisionin “Frontal” në T7, ka rrëfyer ditën më të tmerrshme të jetës së saj, ku forcat serbe para syve ia ekzekutuan familjen e banorë tjerë brenda shtëpisë ku jetonin.

Atë kohë si 15-vjeçare, ajo i mban në mend në detaje se si një grup i paramilitarëve serbë kryen atë që e quan ajo si “krim mbi krim” më 17 prill të 1999.

“Më 17 prill në vitin 1999, në orët e hershme të mëngjesit, forcat ushtarake serbe sulmuan fshatin tonë. Ne u nisëm në drejtim të Drenasit, agja jonë na ka tregu se Pokleku po sulmohet. Forcat serbe për një kohë na kanë sulmu shtëpinë, e pastaj kanë pushu. Pastaj prap kanë sulmu, e aty e kem kuptu se shtëpia jonë është e vëzhguar prej tyre. Agja tërë kohën ka qenë duke vëzhguar prej katit të lartë të shtëpisë, i ka parë një grup prej policëve serbë. Ata erdhën na nxorën jashtë, dhe na numëruan. E pyesnin agjën tonë për UÇK-në. Pas një kohe agjën tim e kanë qitë para autmatikut, e së bashku me një fqinj i kanë vra. Në dhomë ishim 59 persona, 6 kemi mbijetu e 53 i kanë ekzekutu. Pasi e kanë hedh bombën e dytë, kanë hyrë brenda i kanë shkelur me këmbë në gjoks, pë të shikuar se a po lëviz dikush a është gjallë dikush”, ka thënë Muçolli.

Elhame Muçolli ishte bërë shkak që edhe familjet tjera të fshatit të largohen nga shtëpitë e tyre që të mos ta kishin fatin e njëjtë me të tyre.

“Kur kanë hedh bombë brenda shtëpinë, i ka ra në prehër gruas së agjës. Bomba e parë ka ra në gra e fëmijë, unë isha e shtrirë aty, e u ballafaqova me vdekjen. Aty mu ka kujtu këshilla e nënës time, se kur je në vështirësi kërko ndihmë prej zotit, aty zoti më ndihmoj dhe kam dalur nga dritarja. Ka pasur shumë bërtitma, shumë krisma, ishte shumë tmerr. Kur dola jashtë shtëpisë nuk dija se a të kthehem prap në shtëpi, apo të largohem. Aty ia ktheva shpinën shtëpisës, duke ecur e pash që isha plagosur në këmbë, në një qantë e kisha në qorape me të cilën e lidha këmbën. Tek shtëpia e parë që arrita, u thash që forcat serbe na kanë vra neve e duhet të largoheni ju, mezi i pata bindur që të largohen. Ka qenë shumë periudhë shumë e vështirë, derisa jam takuar me babain e agjën të cilët ishin pjesë e UÇK-së. 24 fëmijë prej moshës 6 mujshe, deri në moshën 16 vjeçare i kanë vra atë ditë, i kanë djeg më shumë se dy herë. Aty ka ndodh krim mbi krim”, ka rrëfyer e mbijetuara e masakrës së Poklekut.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë