
Analisti politik, Agon Maliqi, ka komentuar dështimin e iniciativës për largimin e kryetarëve të komunave veriore, njofton Veriu Info.
Ai është shprehur se sovraniteti në veri nuk matet me kontroll policor por me legjitimitetin që e kanë institucionet tona në sytë e banorëve.
“Kushdo që rezultatin e sotshëm të referendumit nuk e sheh si dështim për shtetin dhe si problem të madh për të ardhmen, është i verbuar nga deliret shkurtpamëse populliste”, ka shkruar Maliqi.
Postimi i plotë:
Sovraniteti në veri nuk fitohet dhe nuk matet me kontroll policor, por me legjitimitetin që atje e kanë institucionet e shtetit në sytë e banorëve. Kushdo që rezultatin e sotshëm të referendumit nuk e sheh si dështim për shtetin dhe si problem të madh për të ardhmen, është i verbuar nga deliret shkurtpamëse populliste.












