
Avokati më i famshëm pro-qeveritar, Tomë Gashi, thotë se ‘kur rri me njerëz të opozitës’, këta i thonë se ‘Albini i ka blu’.
“Na duhet me ia pranu se kur rri edhe ti edhe unë, me zyrtarë të partive opozitare ata ta japin dorën edhe thonë Albini na ka blu në kuptimin që s’po kemi çka me bë e që është shumë mirë sepse sovraniteti është shtri cepëm-cep në Republikën e Kosovës”, thotë Gashi në emisionin Five të tvDukagjinit.









